• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Është arrestuar një i mitur në Mal të Zi i cili kërcënonte me vrasje masive në shkollë

Është arrestuar një i mitur në Mal të Zi i cili kërcënonte me vrasje masive në shkollë

Podgoricë, 18 mars 2024 (MIA) - Policia e Malit të Zi ka arrestuar një adoleshent 17-vjeçar i cili në adresën e një shkolle të mesme elektronike në Podgoricë ka dërguar email me kërcënim për vrasje të shumëfishta. 

Policia ka kryer bastisje në banesën e tij, ku ishin gjetur 20 armë "ersoft". Me urdhër të prokurorit shtetëror në Prokurorinë Themelore Shtetërore në Podgoricë, i mituri është privuar nga liria për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale shkaktim të panikut dhe rrëmujës. 

Dyshohet se i mituri ka dërguar emaile kërcënuese në adresën e shkollës më 15 mars, gjegjësisht të premten. 

Me urdhër të gjykatës kompetente, policia ka kryer bastisje në banesë dhe hapësirat e tjera të cilat i përdorte ky i mitur, me çka me atë rast ishin gjetur 20 copë armë "ersoft", prej të cilave dy janë mjet i veprës penale. Nga i mituri ishin marrë edhe kompjuter dhe telefon celular. 

Nëpunës të Drejtorisë Policore do të parashtrojnë kallëzim kundërvajtës për neglizhencë të fëmijës kundër A.S., baba i të miturit të dyshuar, për shkak të panikut dhe rrëmujës të cilat i ka shkaktuar i mituri duke dërguar e-maile kërcënuese. 

"Duke i pasur parasysh ngjarjet e vazhdueshme, në të cilat cak i aktiviteteve kibernetike ishin, mes tjerash, institucione arsimore, e informojmë publikun se nëpunësit e Drejtorisë policore në vazhdimësi do ta vazhdojnë hetimin për këto aktivitete kriminale me fokus dhe kujdes të veçantë, përmes kapaciteteve në dispozicion, me qëllim të mbrojtjes së bashkësisë shoqërore", njoftoi policia malazeze. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR