• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është arrestuar ish kryeministrja e Perusë, Çavez

Është arrestuar ish kryeministrja e Perusë, Çavez

Limë, 21 qershor 2023 (MIA) - Policia e Perusë e arrestoi ish-kryeministren, Betsi Çavez për shkak të gjoja përzierjes në komplotin kundër shtetit dhe se i është bashkuar ish-presidentit, Pedro Kastiljo në "grusht-shtet".

Çavez ndodhet në arrest shtëpiak në qytetin jugor Takna tashmë gjashtë muaj prej se Kastiljo u arrestua nën akuzën për kryengritje. Ajo mohoi se e ka shkelur ligjin.

Krahas Çavezit, nën hetim për gjoja komplotin për kryengritje janë edhe ish-ministra të tjerë nga qeveria 17-muajshe e Kastiljos. Akuzat dolën nga paralajmërimi i Kastiljos dhjetorin e klauar se do ta shpërndajë Kongresin dhe do të sundojë me dekret, por u rrëzua nga opozita peruane në Kongres, e më pas edhe u arrestua nga policia.

Edhe Kastiljo mbetet në paraburgim dhe përballet me dënimin me burg prej tre viteve.

Ndërrimi i Kastiljos shkaktoi protesta të shumta të dhunshme në të cilat jetën e humbën mbi 60 njerëz, kryesisht nga grupet indigjene.

Qeveria aktuale e kryesuar nga presidentja Dina Bularte mohoi se e ka keqpërdorur pozitën e vet gjatë protestave, duke shtuar se do të bashkëpunojë me organet hetuese.

Këshilli penal i Gjykatës supreme të Perusë lëshoi urdhëresë për Çavezin, kumtoi gjykata në Tuiter, përderisa prokurorët kërkuan 18 muaj masë preventive të paraburgimit. ab/

foto: Tuiter

QËNDRONI TË LIDHUR