• e enjte, 26 dhjetor 2024

Është arrestuar drejtori i Agjencisë shqiptare për Rrugë Shtetërore, Evis Berberi

Është arrestuar drejtori i Agjencisë shqiptare për Rrugë Shtetërore, Evis Berberi

Tiranë, 14 mars 2024 (MIA) - Me urdhër të Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, është arrestuar drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore të Shqipërisë, Evis Berberi dhe tre persona të tjerë.

Sipas SPAK-ut, Berberi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Ai para disa ditëve dha dorëheqje nga ky funksion, me arsyetimin se kjo është për shkaqe personale. Para kësaj ishte bërë bastisje në shtëpinë e tij prej ku ishin marrë kompjuter, celular dhe dokumente. 

Akuzohet për ngjarje nga viti 2018, para se Berberi të hynte në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe të jetë në krye të Agjencisë. 

"Hetimet e Prokurorisë janë për pastrim parash dhe korrupsion. Gjithashtu u arrestuan persona dhe biznesmenë të tjerë të përfshirë në pastrim parash. Bëhet fjalë për ngjarje të vitit 2018, kur Berberi ishte pronar i një kompanie para se të hynte në Ministrinë e Infrastrukturës. Është kryer shitje fiktive ku dyshohet se janë përfshirë në pastrim parash", raportojnë mediat shqiptare.

Një pjesë e mediave emrin e tij e lidhin edhe me parregullsi në zbatimin e tenderëve për ndërtimin e rrugëve. 

Berberi ishte emëruar drejtor i Agjencisë për Rrugë Shtetërore në qershor të vitit 2021. fc/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR