• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çmimin Pulicer për gazetari e fituan "Pro Publica" dhe Asoshiejted pres

Çmimin Pulicer për gazetari e fituan

Nhu-Jork, 7 maj 2024 (MIA) - Çmimi prestigjioz për gazetari, Pulicer, i është ndarë mediumit hulumtues "Pro Publica" për raportim "inovativ" për atë se si miliarderët i kanë "përfituar" gjykatësit e Gjykatës supreme të SHBA-së me dhurata dhe sigurim të udhëtimeve. Agjencia Asoshiejted pres është shpërblyer në kategorinë foto-reportazhë për raportim për emigracioni në SHBA përmes Amerikës Latine.

Çmimin për raportim të interesit publik e morën Xhoshua Kapllan, Xhastin Eliot, Bret Marfi, Aleks Mierjeski dhe Kirsten Berg si reporterë të "Pro pablik".

Fotografitë e AP-së janë bërë nëpër Amerikën latine dhe përgjatë kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës, në Teksas dhe Kaliforni, në vitin kur emigracioni ishte një prej temave më të mëdha në botë.

Me këtë çmim prestigjioz janë përjetësuar 15 fotografi nga të punësuar në agjencinë AP dhe atë Greg Bul, Erik Gej, Fernand Lano, Marko Ugarte dhe Eduardo Verdugo, si dhe të pnësuarit shumëvjeçarë në AP, Kristian Çavez, Feliks Markez dhe Ivan Valensia.

Komisioni i Pulicerit ndan edhe çmime për punë të jashtëzakonshme në fusha si letërsia, muzika dhe teatri.

Çmimet janë vendosur me vullnetin e fundit të edituesit Xhozef Pulicer.

Për çmimet vendosë Universiteti Kolumbia në Nju-Jork, i cili edhe vetë ishte në lajme për demonstratat studentore kundër luftës në Gazë. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR