• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çmimi Saharov për protestuesit iranianë dhe Mahsa Amini

Çmimi Saharov për protestuesit iranianë dhe Mahsa Amini

 Strasburg, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Iraniania Mahsa Amini, e cila humbi jetën në paraburgim, dhe protestuesit iranianë janë fitues të çmimit "Saharov" të BE-së, ndërsa protestuesit Afsun Naxhafi dhe Merseda Shainkar nga lëvizja iraniane "Gra, jetë, Liri", si dhe avokati i Aminit, Saleh Nikbat, sot e kanë pranuar çminim në emër të tyre. 

Çmimi u dorëzua në një ceremoni në Strasburg nga kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, raportojnë mediat amerikane.

Mecola shpreh keqardhjen që edhe një pjesë e familjes së Aminit nuk u lejua të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

"Ata janë nën ndalesë udhëtimi që ua ka imponuar regjimi iranian. Një sjellje e tillë është një shembull tjetër i asaj që populli i Iranit përballet çdo ditë", tha Micola, duke shtuar se çmimi Saharov i këtij viti "nderon të gjitha gratë, burrat dhe të rinjtë e guximshëm dhe sfidues në Iran, të cilët, pavarësisht presionit në rritje, vazhdojnë të luftojnë për ndryshime''.

Mahsa Amini, iraniania me prejardhje kurde, ishte arrestuar në vitin 2022 nga e ashtuquajtura policia morale e Iranit për gjoja shkeljen e ligjit të detyrueshëm të shamisë në vend, ndërsa vdiq në paraburgim tre ditë më vonë.

Vdekja e saj shkaktoi protesta masive në të gjithë vendin, të cilat shpejt u përshkallëzuan në thirrje për përmbysjen e autoriteteve iraniane, thonë mediat amerikane.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, në përleshjet mes protestuesve dhe policisë iraniane janë vrarë më shumë se 500 njerëz dhe janë arrestuar më shumë se 22.000 persona.

Çmimi  i BE-së "Saharov", i quajtur sipas disidentit sovjetik Andrei Saharov, u themelua në vitin 1988 dhe u ndahet individëve ose grupeve që luftojnë për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Saharov,  fitues i Çmimit Nobel për Paqe, vdiq në vitin 1989. qa/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR