• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çmimi i arit në një nivel të lartë rekord

Çmimi i arit në një nivel të lartë rekord

 Uashington, 7 mars 2024 (MIA) - Çmimet e arit u rritën në një nivel të ri rekord pas ndikimit të shenjave të dobësimit të ekonomisë amerikane dhe sinjaleve të kryetarit të Bankës Qendrore Amerikane  se mund të ulin normat e interesit në muajt e ardhshëm.

Çmimi i një ons ari në tregun fizik të Londrës u rrit në tregtinë e mëngjesit për 0.3 për qind krahasuar me mbylljen e djeshme dhe arriti në 2155.42 dollarë. Shkurtimisht e preku nivelin më të lartë që nga fillimi i tregtimit me ar, prej 2.161.09 dollarësh. 

Në tregun amerikan në fjuçersi, onsi sot u tregtua 0.2 për qind  çmim më të lartë  në 2.163.10 dollarë. 

 Çmimet u nxitën nga deklarata e  kryetarit amerikan të FED-it t  Xherom  Pauel dje se   "me siguri" do t'i ulë  normat e interesit në muajt e ardhshëm "nëse ekonomia në përgjithësi zhvillohet siç pritet" ndërsa  treguesit e rinj konfirmojnë dobësimin e inflacionit.

 Në një periudhë të rënies së normave të interesit, investitorët i drejtohen arit, në çfarë nuk ndikojnë dryshimet në shpenzimet e huamarrjes.

Një ons argjendi, ndërkaq,  ishte më e lirë në tregun fizik për 0.4 për qind, mnë 24.08 dollarë. Më i lirë ishte edhe platini  për  0.3 për qind, në 904.83 dollarë. MË shumë ra çmimi i  paladiumit, për 1.5 për qind, në 1026.8 dollarë, pasi dje kërceu për më shumë se 12 për qind. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR