• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Çmimi Botëror i UNESKO-s për liri të mediave për gazetarët palestinezë

Çmimi Botëror i UNESKO-s për liri të mediave për gazetarët palestinezë

Paris, 3 maj 2024 (MIA) - Organizata e Kombeve të Bashkuara për arsim, kulturë dhe shkencë (UNESKO) sot ka ndarë Çmimin botëror për lirinë e mediave për të gjithë gazetarët palestinezë, të cilët raportojnë për luftën në Rripin e Gazës nga fillimi i konfliktit midis forcave izraelite dhe lëvizjes palestineze Hamas më 7 tetor.

"Në këto kohëra të errëta dhe të trazirave, dëshirojmë të dërgojmë një mesazh të fortë solidariteti dhe mirënjohje për gazetarët palestinezë që po ndjekin këtë krizë në rrethana dramatike", tha Mauricio Vajbel, kryetar i Jurisë ndërkombëtare të profesionistëve mediatikë.

Sipas tij, njerëzimi i ka një borxh të madh gazetarëve palestinezë për guximin dhe përkushtimin e tyre ndaj lirisë së shprehjes.

Drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Orde Azule, ka theksuar "rëndësinë e mobilizimit kolektiv në mënyrë që gazetarët, kudo në botë, të mund të vazhdojnë punën e tyre thelbësore të informimit dhe hetimit".

Sipas Komitetit për mbrojtjen e gazetarëve (SRJ), organizatë me seli në Nju-Jork, 97 gazetarë dhe punonjës mediatikë, prej të cilëve 92 palestinezë, janë vrarë, ndërsa 16 janë plagosur nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR