• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Çmimet e shtëpive në BE në 13 vitet e fundit janë rritur për 46, ndërsa të qirave për 21 për qind

Çmimet e shtëpive në BE në 13 vitet e fundit janë rritur për 46, ndërsa të qirave për 21 për qind

Bruksel, 3 tetor 2023 (MIA) - Në periudhën prej vitit 2-10, e deri në tremujoprin e dytë të këtij viti, çmimet e banesave dhe shtëpive në vendet anëtare të BE-së u rritën për 46 për qind, përderisa qiratë për banim u rritën për 21 për qind, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Siç kumtoi sot Shërbimi statustikor evropian - Eurostat, në tremujorin e dytë të vitit 2023 çmimet e banesave dhe shtëpibe janë rritur për 0,3 për qind në krahasim me tremujorin e parë të këtij viti, përderisa qiratë për banim shënuan rritje për 0,7 për qind. Në krahasim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, ndërkaq, çmimet e banesave dhe shtëpive në BE janë ulur për 1,1 për qind, përderisa nga ana tjetër qiratë janë rritur për tre për qind.

Të dhënat e Eurostatit tregojnë se në periudhën prej vitit 2010 deri në tremujorin e dytë të vitit 2011 çmimet e shtëpive dhe qirave në BE vazhdimisht janë rritur. Pas kësaj periudhe, deri në tremujorin e dytë të këtij viti vërehet tendencë e rritjes së vazhdueshme të qirave, përderisa çmimet e banesave dhe shtëpive kanë shënaur fluktuim.

Nga tremujori i dytë në vitin 2011 deri më tremujorin e parë të vitit 2013, çmimet e shtëpive shënuan ulje, pas çka gjatë vitit 2013 dhe 2014 mbetën relativisht stabile. Prej fillimit të vitit 2015, e deri në tremujorin e dytë të vitit 2022 pasoi periudha e rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave dhe shtëpive, të cilat u rritën me tempo më të shpejtë se qiratë. Trendi i këtillë ndaloi në tremujorin e tretë të vitit të kalaur, kur çmimet e shtëpive dhe qirave u rritën me tempo të njejtë prej nga 0,7 për qind në nivel tremujor. Në tremujorin e fundit të vitit 2022 dhe në tremujorin e parë të këtij viti çmimet e shtëpive u ulën, pas çka nga periudha prill-qershor 2023 ato sërish shënojnë tendencë të rritjes.

Sipas Eurostatit, në periudhën prej vitit 2010 deri në tremujorin e dytë të vitit 2023 çmimet e metrit katror të sipërfaqes banesore u rritën më shumë se dyfish në Estoni dhe atë për 211 për qind, në Hungari për 180 për qind, në Lituani për 152, në Letoni për 144, në Çeki për 122, ndërsa në Luksemburg dhe Austri për nga 120 për qind. Ulje të çmimeve të shtëpive në periudhëne  cekur u vërejtën vetëm në Greqi prek 14 për qind, në itali prej tetë dhe Qipro prej tre për qind.

Qiratë për banim, ndërkaq u rritën në të gjitha vendet anëtare, përveç në Greqi, ku është regjistruar ulja e tyre për 21 për qind. Rritje më e madhe e qirave në periudhën prej vitit 2010 deri në tremujorin e dytë të vitit 2023 është vërejtur në Estoni prej 208 për qind dhe në Lituani prej 168 për qind.

Rritje më e madhe vjetore e çmimeve të metrit katror në tremujorin e dytë të këtij viti është regjistruar në Kroaci prej 13,7 për qind, në Bullgari prej 10,7 dhe në Lituani 9,4 për qind. Nga ana tjetër, ulje më e madhe e çmimeve të vanesave dhe shtëpive ka pasur në Gjermani prej 9,9 për qind, Danimarkë prej 7,6 dhe Suedi prej 6,8 për qind.

Në krahasim me tremujorin e kalaur, ndërkaq, çmimet e shtëpive më së shumti janë rritur në Letoni prej 5,1 për qind, Bullgari prej 4,3 dhe Estoni prek 3,8 për qind. Rënie më të madhe tremujorshe të çmimeve të banesave dhe shtëpive ka pasur në Sllovaki prej 3,9 për qind, Luksemburg prej 2,7 dhe Hungari prej 1,7 për qind. ab/

Foto: МIА Arkivi/Eurostat

QËNDRONI TË LIDHUR