• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Çmimet e naftës mbi 96 dollarë, OPEK-u dhe aleatët e ulin prodhimin

Çmimet e naftës mbi 96 dollarë, OPEK-u dhe aleatët e ulin prodhimin
Londër, 5 shtator 2022 (MIA) - Çmimet e naftës sot "kërcyen" në tregjet ndërkombëtare mbi 96 dollarë pasi që prodhuesit kryesorë vendosën n ta ulin pak prodhimin në tetor, ndërsa "Gazpromi" rus e shtyu dërgesën e gazit për Evropën përmes "Rrjedhës veriore 1". Në tregun londinez çmimi i barelit pasdite ishte më i lartë për 3,43 dollarë se sa në mbylljen në fund të javës së kaluar dhe ishte 96,42 dollarë. Në tregun amerikan, bareli në tregtinë elektronike tregtohej nga 2,94 dollarë çmim më të lartë, nga 89,87 dollarë. Tregjet amerikane sot janë mbyllur për shkak të festës. Tregtarët sot pritnin vendim nga OPEK-u dhe aleatët e tij, përfshirë edhe Rusinë, për prodhimin në tetor. OPEK+ vendosi ta ulë pak prodhimin në tetor, për vetëm 100 mijë barelë në ditë, që i përgjigjet vetëm 0,1 për qind të kërkesës globale. Shqetësim shkaktoi giiganti rus i gazit "Gazprom", i cili të premten vendosi se megjithatë për fundjavë nuk do të fillojë sërish me dërgesën e gazit në Evropë përmes "Rrjedhës veriore 1" për shkak të rrjedhjes së naftës në turbinën në Portanovka afër Sankt Petersburgut. Çmimet e gazit "kërcyen" sot në mëngjes në tregjet evropiane për 30 për qind. Analistët parashohin konsum të rritur të naftës në prodhimin e energjisë elektrike. Në gusht, Agjencia ndërkombëtare për energji e rriti vlerësimin e vet për kërkesën e naftës këtë vit, pjesërisht edhe sepse pritet që disa vende, për shkak të çmimeve rekorde të gazit dhe rrymës, gazin në elektrana ta zëvendësojnë me naftë. Mbështetje çmimeve u japin edhe masat e sotme të zbutura epidemiologjike në Shenzhenin kinez dhe thëniet për probleme në negociatat për programin bërthamor iranian që mund ta hapin rrugën për kthim të naftës iraniane në tregjet ndërkombëtare. Sipas një diplomati anonim perëndimor, Shtëpia e Bardhë të premten e refuzoi kërkesën e Teheranit, të kthehet marrëveshja e vitit 2015, të ndërlidhet me vendosjen e inspektimeve të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB) në Iran. OPEK-u ndaras publikoi se bareli nga shporta konsumatore e naftës e anëtareve të saj të premten e kaluar u rrit për 95 centë, në 99,22 dollarë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR