• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çmimet e karburanteve mbeten të njëjta, shtrejtohet mazuti

Çmimet e karburanteve mbeten të njëjta, shtrejtohet mazuti

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinës, naftës dhe Vajit ekstra të lehtë për amvisëri të (EL-1) nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS nga sonte në mesnatë rritet për 1.164 den/kg dhe arrin në 43.639 den/kg, njofton Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE). 

KRRE, njofton se me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht me 0,55% krahasuar me vendimin e datës 10.6.2024. Çmimet e referencës së derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen e mëparshme tregojnë rënie mesatare: për benzinën me 1,735%, për naftën një rritje prej 3,460%, për vajin ekstra të lehtë rritja është për 3,460% dhe për karburantin rritja është për 3.375%. Kursi i denarit kundrejt dollarit në periudhën e kaluar pas së cilës janë formuar çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0,335%.

Nga 14.6.2024 nga ora 00:01 çmimi maksimal i derivateve të naftës do të jetë:

Benzina motorike         EUROSUPER BS - 95                        80,00 (denarë/litër)

Benzina motorike          EUROSUPER BS - 98                        82,00 (denarë/litër)

Nafta                          EUROSUPER BS (D-E-V)                  71,50 (denarë/litër)

Vaji                             Ekstra i lehtë 1 (EL-1)                        70,50 (denarë/litër)

Mazut M-1 NS                                                               43,639 (denarë/kilogram)

Nga KRRE, vënë re se këto janë çmimet maksimale të produkteve të naftës që nga ora 00:01 e datës 14/06/2024 dhe se shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës dhe karburanteve të transportit mund të vendosin çmimet e produkteve individuale të naftës dhe karburanteve të transportit dhe më të ulëta nga çmimet më të larta të vendosura. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR