• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Çitaku: Kurti konfrontohet me SHBA-në dhe BE-në që t'i fsheh skandalet në qeverisjen e brendshme

Çitaku: Kurti konfrontohet me SHBA-në dhe BE-në që t'i fsheh skandalet në qeverisjen e brendshme

Prishtinë, 24 shkurt 2024 (MIA) - Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për krijimin e krizave dhe konflikteve me aleatëve.

Çitaku në një postim në Fejsbuk shkruan se kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme.

“Kryeministri dhe eksponentët e Vetëvendosjes vazhdojnë të krijojnë kriza dhe konflikte me aleatët. Kacafytjet e tyre publike herë me SHBA-në, herë me BE-në u kanë sjellë vetëm një të mirë. Po ua lënë në hije skandalet e njëpasnjëshme në qeverisjen e brendshme”, shkruan nënkryetarja e PDK-së.

Çitaku më tej tha se të enjten një zyrtar i Vetëvendosjes u emërua drejtor i KEK-ut dhe kjo pas arrestimit të ish drejtorit, i cili po ashtu ka qenë zyrtar i kësaj partie.

“Tashmë është e qartë, përplasjet me aleatët, në emër të sovranitetit, po bëhen për të kompensuar mungesën e sukseseve në qeverisje dhe për të mbuluar skandalet. Nuk do të ketë jetë të gjatë kjo mendësi”, shkruan ajo. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR