• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çin Gang: Kina e shqetësuar për shkak të konfliktit në Ukrainë, mund të përshkallëzohet dhe të dalë jashtë kontrollit

Çin Gang: Kina e shqetësuar për shkak të konfliktit në Ukrainë, mund të përshkallëzohet dhe të dalë jashtë kontrollit

Pekin, 21 shkurt 2023 (MIA) - Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Çin Gang sot deklaroi se vendi i tij dëshiron të luajë rol në përfundimin e konfliktit në Ukrainë.

Çin Gang pjesëmarrësve në konferencën e sigurisë në Pekin u tha se Kina është e shqetësuar se lufta, e cila zgjat gati një vit, mundet të përshkallëzohet edhe më shumë dhe "të dalë jashtë kontrollit".

“Pekini është shumë i shqetësuar për këtë konflikt që po intensifikohet dhe madje po del jashtë kontrollit”, u tha ai dhjetëra ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj.

Çin Gang shtoi se Kina do të vazhdojë të angazhohet për bisedime paqësore dhe të sigurojë "mençuri kineze" që të arrihet zgjidhje politike.

“Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje vendeve të prekura që të ndalojnë menjëherë hedhjen e benzinës në zjarr, të ndalojnë së hedhuri fajin te Kina dhe të ndalojnë së foluri për Ukrainën sot dhe Tajvanin nesër”, tha Çin.

Kina asnjëherë nuk i ka dënuar aksionet ruse kundër fqinjit të saj nga Lindja e Evropës, e as e ka përdorur fjalën "pushtim". fc/

QËNDRONI TË LIDHUR