• e enjte, 26 shtator 2024

Çezare Onestini drejtor i ri i përgjoithshëm i DG ORG të BE-së

Çezare Onestini drejtor i ri i përgjoithshëm i DG ORG të BE-së

Bruksel, 25 shtator 2024 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm aktual për bujqësi, peshkim, punë sociale dhe shëndetësi në Sekretariatin e përgjithshëm të Këshillit të KB-së, Çezare Onestini u emërua pë udhëheqës të ri të Drejtorisë së përgjithshme për zhvillim organizativ dhe shërbime (DG ORG) të Unionit.

Siç kumtoi sot Këshilli i BE-së, italiani Onestini do ta ndërmerr detyrën drejtor i përgjithshëm i DP ORG më 1 janar të vitit 2025, kur drejtori aktual Uiliam Shalkot largohet në pension.

Deri te emërimi i drejtorit të ri të përgjithshëm për bujqësi, peshkim, punë sociale dhe shëndetësi në Sekretariatin e përgjithshëm të Këshillit, Onestini do të vazhdojë ta kryejë këtë detyrë.

DG ORG e Këshillit të BE-së është përgjegjëse për aktivitete organizative dhe shërbime për përkrahje, si protokolli, organizimi i tubimeve, resurset njerëzore, logjistika, financat dhe sigurimi. bsh/

Foto? Iks

QËNDRONI TË LIDHUR