Çellsi e ka dërguar Disasin në huazim në Uest Hem
- Uest Hemi e ka angazhuar mbrojtësin e Çellsit, Aksel Disasi në formë huazimi.
- Post By Besnik Shuki
- 08:50, 3 shkurt, 2026
Londër, 3 shkurt 2026 (MIA) - Uest Hemi e ka angazhuar mbrojtësin e Çellsit, Aksel Disasi në formë huazimi.
Francezi 27-vjeçar nuk ka luajtur për ekipin e parë të londinezëve këtë sezon.
Disasi ka pesë paraqitje për kombëtaren franceze, ndërsa vlera e tij në "Transfermarket" është 15 milionë euro. Kontrata e tij me Çellsin vlen deri më 30 qershor të vitit 2029. bsh/
Foto: EPA