• e enjte, 26 dhjetor 2024

Çeku: Kosova mundësoi edhe vendet pa det të mund t'i organizojnë Lojërat mesdhetare

Çeku: Kosova mundësoi edhe vendet pa det të mund t'i organizojnë Lojërat mesdhetare

Prishtinë, 9 shtator 2023 (MIA) - Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë deh Sportit, Hajrullah Çeku deklaroi se kandidatura e Kospvës për organizim të Lojëra sportive mesdhetare në vitin 2030 mundësoi ndryshim të statutit të orgnaizim të lojërave, kështu që edhe një vend që nuk ka det, ka të drejtë t'i organizojë ato, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pasi që dje Asamblea e përgjithshme e Komitetit ndërkombëtar të Lojërave mesdhetare (KNLM), që u mbajt në Iraklion të Greqisë, vendosi t'ia ndajë Prishtinë organizimin e lojërave në vitin 2030, Çeku në deklaratë për televizionin Klan Kosovëa potencoi se përveç Kospvës, edhe gjashtë anëtare të Komitetit nuk kanë dalje në Detin Mesdhe, kështu që tna i e tutje edhe ato do të kenë mundësi të organizojnë ngjarje të këtillë.

"Kandidatura e Kosovës i ka bindur të gjithë se duhet të bëjnë ndryshime statutare. Anëtarët në asamblenë e tyre kanë vendosur me ndryshe statutin, për shkak se janë gjashtë anëtarë që nuk kanë dalje në detin Mesdhe, por janë në afër. Me këtë që u bë sot, ndryshimi i statutit për t’u mundësuar kandidatura e Kosovës, nesër hapet mundësia që edhe shtete të tjera që janë anëtare, që nuk kanë dalje në Mesdhe të organizojnë", u shpreh Çeku.

Ai theksoi se për lojëraz në vitin 2030, Kosova do të bashkëpunojë me Shqipërinë, e cila ndodhet në det, kështu që, për shembull, garat në lundrim, si diciplinëe  rëndësishme e lojërave, e cila patjetër duhet të organizohet, do të mbahet në Durrës.

Në votimin e djeshëm të Asamblesë së KNLM-së morën pjesë 66 delegatë, prej të cilëve për kandidaturën e Prishtinës votuan 55, tetë ishin kundër, ndërsa tre të përmbajtur.

Në Lojërat mesdhetare marrin pjesë sportistë nga 26 shtete, ndërsa dhjetë prej tyre nuk e njohin Kosovën.

Sipas raporteve mediale nga Greqia, në Asamblenë e djeshme ka pasur tentime të përfaqësuesve të Serbisë për ta bllokuar kandidatuën e Kosovës, por nuk patën sukses.

Pritet që Kosova të investojë nbi 250 milionë euro për organizim të këdaj ngjarje të madhe sportive. "Prishtina 2030" do të jetë edicioni i 21-të i Lojërave mesdhetare.

Në vitin 2026 Lojërat mesdhetare do të mbahen në Taranto, itali, ndërsa të fundit u mbajtën në Oran, Algjeri vitin e kaluar. Në lojërat në oran morën pjesë 3.298 sportistë, ndërsa pritet që mbi tre mijë sportistë të marrin pjesë edhe në lojërat në Prishtinë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR