• e premte, 27 dhjetor 2024

Çekia nuk do të lëshojë viza për rusët që duan të shmangin mobilizimin

Çekia nuk do të lëshojë viza për rusët që duan të shmangin mobilizimin
Pragë, 22 shtator 2022 (MIA) – Çekia nuk do të lëshojë viza humanitare për rusët të cilët ikin nga mobilizimi i pjesshëm që dje e paralajmëroi  presidenti rus Vladimir Putini. “Kuptoj që rusët po ikin nga vendimet gjithnjë e më të dëshpëruara të marra nga Putini. Por, ata që ikin nga vendi i tyre sepse nuk duan ta përmbushin detyrimin që u është vendosur nga vendi i tyre, nuk i plotësojnë kriteret për marrjen e një vize humanitare", deklaroi ministri i jashtëm çek Jan Lipavski. Me qëndrimin e këtillë Çekia mban një qëndrim të ndryshëm në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së, veçanërisht me Gjermaninë. Çekia ndaloi lëshimin e vizave për rusët pas invadimit rus të Ukrainës, por më pas filloi të bënte përjashtime për arsye humanitare. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR