• e shtunë, 23 nëntor 2024

Çekia ka miratuar ligj me të cilin ndalohet hyrja në vend për të huajve që kanë shkelur të drejtat e njeriut

Çekia ka miratuar ligj me të cilin ndalohet hyrja në vend për të huajve që kanë shkelur të drejtat e njeriut
Pragë, 14 tetor 2022 (MIA) – Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Çekisë e miratoi sot ligjin që i lejon shtetit të ndalojë hyrjen e të huajve në vend ose të ngrijë pasuritë e tyre nëse ata kanë kryer vepra penale të rënda ose kanë shkelur të drejtat e njeriut. Teksti i propozim-ligjit, i cili duhet të miratohet ende nga Senati dhe të nënshkruhet nga presidenti, synon individë dhe kompani që mbështesin terrorizmin ose autorë të sulmeve kibernetike. Propozim-ligji e autorizon Ministrinë e Punëve të Jashtme të përfshijë personat e kapur në krime të tilla në listat e sanksioneve të Bashkimit Evropian ose të Çekisë. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR