• e shtunë, 23 nëntor 2024

Çdo i treti fëmijë i moshës nën dy vjeç në Gazë është i kequshqyer në mënyrë akute dhe në prag të urisë

Çdo i treti fëmijë i moshës nën dy vjeç në Gazë është i kequshqyer në mënyrë akute dhe në prag të urisë

Gazë, 16 mars 2024 (MIA) - Çdo fëmijë i tretë i moshës nën dy vjeç në pjesën veriore të Rripit të Gazës është i kequshqyer në mënyrë akute dhe në prag të urisë, paralajmëroi sot Agjencia e KB-së për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRVA).

"Kequshqyerja tek fëmijët shpejtë përhapet dhe po arrin nivele të papara në Gazë", thuhet në kumtesën e UNRVA-së, të publikuar në rrjetet sociale, publikoi "Tajms of Izrael".

Më shumë se pesë muaj pas sulmit ajror dhe tokësor izraelit në Gazë, një pjesë e madhe e enklavës është nën gërmadha, me ç'rast shumica e banorëve janë shpërngulur dhe po ballafaqohen me krizë të madhe humanitare.

Vendet perëndimore i kanë bërë thirrje Izraelit të bëjë më shumë që të lejojë hyrjen e ndihmës humanitare, me ç'rast KB-ja thotë se po ballafaqohen me pengesa të mëdha, duke përfshirë dhe mbylljen e vendkalimeve kufitare, procedura të ndërlikuara për kontroll, kufizim të lëvizjes dhe trazira në Gazë.

Izraeli thotë se nuk vendos kufizime për ndihmën humanitare për civilët në Gazë dhe e akuzon "dërgesën e ngadalshme dhe paaftësinë dhe joefikasitetin" e agjencive të KB-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR