• e premte, 27 dhjetor 2024

Çaushogllu: Ankaraja për heqjen e të drejtës së vetos në Këshillin për siguri të Kombeve të Bashkuara

Çaushogllu: Ankaraja për heqjen e të drejtës së vetos në Këshillin për siguri të Kombeve të Bashkuara
Nju Jork, 23 shtator 2022 (MIA) - Ankaraja është për heqjen e së drejtës së vetos në Këshillin për siguri të Kombeve të Bashkuara, deklaroi sot ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushoglu para mediave në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Çavushogllu theksoi se shumica e vendeve anëtare të OKB-së janë dakord me idenë e reformave të organizatës botërore. Sipas tij, thirrjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për reforma në OKB e përkrahin një numër në rritje i liderëve botërorë dhe kjo, tha ai, është konfirmuar në seancën aktuale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Се повеќе политичари го споделуваат ставот дека „светот е поголем од петте постојани членки на Советот за безбедност на ООН“, рече Чавушоглу. Gjithnjë e më shumë politikanë ndajnë pikëpamjen se “bota është më e madhe se pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Çavushogllu. Ai mendon se instrumenti i “vetos” duhet të zëvendësohet duke marrë vendime me shumicë votash. “Gjëja kryesore në këtë çështje është të sigurohet shtrirja dhe drejtësia maksimale”, tha kreu i diplomacisë turke. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR