• e shtunë, 23 nëntor 2024

Çështja për "shumicë të re" në PE, një nga temat kryesore parazgjedhore në BE

Çështja për

Bruksel, 10 mars 2024 (MIA) - Me afrimin e afatit për mbajtjen e zgjedhjeve për anëtarë të Parlamentit Evropian, po nxehet edhe retorika mes tri partive në shumicën aktuale në BE - Partia popullore evropiane e qendrës së djathtë, Aleanca progresive e socialistëve dhe demokratëve (SD) dhe Grupi liberal "Ta bashkojmë Evropën".

Si temë kryesore për përplasjet gjatë ditëve të kaluara është imponuar çështja për shumicën e ardhshme në Parlamentin Evropian. Tema u hap pas paralajmërimeve nga PPE se pas zgjedhjeve të qershorit do të donin formimin e një “koalicion centrist proevropian” me socialdemokratët dhe liberalët, por se partia e Të Gjelbërve “nuk është në radarin e tyre”, por se nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me "partitë e djathta që duan të distancohen nga retorika ekstremiste".

Sipas parashikimeve aktuale për rezultatin e zgjedhjeve evropiane, PPE, SD dhe liberalët do të kishin mbi 400 vende në Parlamentin Evropian që do të mjaftonte për një shumicë për zgjedhjen e bartësve të posteve kryesore në BE.

Por në Kongresin e PPE-së në Bukuresht të enjten, gjatë zgjedhjes së kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen si kandidate kryesore e partisë për zgjedhjet evropiane, kundër janë deklaruar 89 delegatë. Sipas burimeve në PPE, bëhet fjalë për delegatët e Partisë republikane franceze (LR) dhe Partisë demokrate sllovene (SDS) dhe "ka dilema" se kundër kanë votuar edhe disa nga përfaqësuesit e Partisë popullore spanjolle (PP) të cilët nuk i shohin me dashamirësi lidhjet personale të Fon der Lajenit me kryeministrin socialist të Spanjës, Pedro Sançez.

Partia sllovene SDS konsiderohet si e afërt me partinë Fides të kryeministrit hungarez Viktor Orban e cila në vitin 2019 u suspendua nga PPE, ndërsa LR paralajmëroi më herët se nuk do të mbështeste Fon der Lajenin.

Водечката европска политичка групација, Европската народна партија (ЕПП) денеска гласаше за поддршка на претседателката на Европската комисија Урсула фон дер Лајен за нејзин втор мандат, а пр

"Nuk e mbështetëm atë në 2019. Ne nuk do ta mbështesim as në zgjedhjet e ardhshme", deklaroi bartësi i listës së LR-së për zgjedhjet evropiane, Fransoa-Ksavier Belami në një intervistë për radion Frans inter, duke shtuar se pesë vjet më parë Fon der Lajen ka qenë "kandidate" e presidenti francez Emanuel Makron, partia e të cilit "Rilindja" është pjesë e familjes liberale në BE.

Për më tepër, Makroni deri më tani nuk është prononcuar mbi kandidaturën e Fon der Lajenit, por "stafi i tij" në Komisionin Evropian, komisari për tregun e brendshëm Tieri Breton të enjten shprehu dyshime në një postim në X nëse ajo ka mbështetjen e plotë të PPE-së.

"Pyetja e vërtetë tani. A është e mundur që (përsëri) t'i besohet udhëheqja e Evropës PPE-së edhe për pesë vjet ose 25 vjet rresht? Vetë PPE-ja duket se nuk beson në kandidatin e saj", tha Breton në postim.

Престанете да зборувате за тоа и почнете да го правите тоа“, напиша групата на Твитер.

Mundësinë e bashkëpunimit me “disa parti të djathta” nuk e ka përjashtuar as kryetari i PPE-së, Manfred Veber, ndërsa më eksplicit ka qenë sekretari i përgjithshëm i partisë Tanasis Bakolas i cili së fundmi në një intervistë për “Euraktiv” ka thënë se partia do të shqyrtojë mundësinë e bashkëpunimit me “elementët e shëndosha të spektrit të djathtë”.

Vetë Fon der Lajen, theksoi se ka "vija të qarta të kuqe" kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me "disa parti të krahut të djathtë", por e la të hapur mundësinë që disa anëtare të aleancës së djathtë, Konservatorët dhe reformistët evropianë (ECR) të mund t'i bashkohen PPE-së.

"Nuk e dimë se kush do ta formojë ECR-në pas zgjedhjeve dhe cilat grupe, për shembull, do të largohen nga ECR dhe do t'i bashkohen PPE-së, që është gjithashtu e mundur", ka thënë Fon der Lajen javën e kaluar.

Këtu në radhë të parë përmendet mundësia e një “aderimi” të partisë populiste nacional-konservatore dhe të djathtë FDI të kryeministres italiane Xhorxha Meloni nga ECR në PPE.

Sipas sondazheve të fundit të opinionit publik, PPE në zgjedhjet evropiane do të fitojë 181 mandate, përpara Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD) me 140 dhe grupit të ekstremit të djathtë "Identiteti dhe demokracia" (ID) me 92 eurodeputetë.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR