Të paktën 15 të vdekur dhe 24 të plagosur në të shtënat në Universitetin në Pragë
- - Të shtënat në universitetin në qendër të Pragës, në të cilat humbën jetën 15 persona, nuk kanë lidhje me terrorizëm ndërkombëtar, njoftoi qeveria çeke. Shtatë prej të plagosurve janë në gjendje kritike.
- Post By Fitore Curri
- 19:26, 21 dhjetor, 2023
Pragë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Të shtënat në universitetin në qendër të Pragës, në të cilat humbën jetën 15 persona, nuk kanë lidhje me terrorizëm ndërkombëtar, njoftoi qeveria çeke. Shtatë prej të plagosurve janë në gjendje kritike.
"Nuk ka indikacione se ky krim ka ndonjë lidhje me terrorizëm ndërkombëtar", deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Uit Rakusan në konferencë për media për të shtënat në ndërtesën e Universitetit të Karlit.
Komandanti i policisë, Martin Vondrashek ka deklaruar se më shumë se 15 persona i humbën jetët, ndërsa të paktën 24 janë plagosur. Shtatë prej tyre janë në gjendje kritike, njoftuan nga spitali.
Krimi ka ndodhur sot në Universitetin i cili gjendet në qendër të Pragës.
Policia e ka identifikuar vrasësin si student të Fakultetit të Arteve në Universitet, ku i ka qëlluar viktimat e tij. David K. (24) i cili studionte Histori Botërore ishte gjetur i vdekur në ndërtesën e njëjtë. David.K ka diplomuar në maj në atë universitet. Policia njoftoi se sulmuesi kishte bërë vetëvrasje.
Babai i vrasësit është gjetur i vdekur herët në mëngjes, njoftoi policia. Mediat çeke njoftuan se sipas gjitha gjasave ai e ka vrarë babain e tij dhe pastaj kishte shkuar me armë zjarri në Universitet.
I dyshuari për të shtënat, këtë javë në Telegram kishte shkruar se e urren botën dhe dëshiron pas vetes të lërë sa më shumë dhimbje, informuan mediat çeke. fc/