• e shtunë, 23 nëntor 2024

 SHBA-ja po koordinohet me Shqipërinë dhe Katarin për refugjatët nga Afganistani

 SHBA-ja po koordinohet me Shqipërinë dhe Katarin për refugjatët nga Afganistani

Uashington, 3 shkurt 2023 (MIA) -  Ndihmës sekretarja shtetërore për Popullsinë, Refugjatët dhe Migracionin, Xhulieta Valls Nojes, nga data 4 deri më 10 shkurt do të udhëtojë në Shqipëri dhe Katar, ku do të koordinohet me nikoqirët e atyre vendeve për situatën me refugjatët nga Afganistani, kumtuan sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

"Ndihmës sekretarja Nojes do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe partnerë nga organizatat ndërkombëtare lidhur me procesin e pritjes së refugjatëve, si dhe do të ketë takime edhe me afganët që presin zhvendosjen në SHBA", thuhet në kumtesën.

Shqipëria dhe Katari janë ndër vendet më të shumta që kanë pranuar mijëra refugjatë nga Afganistani që ikën nga regjimi taleban, ndërsa pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga vendi në gusht 2021, pas luftës që Uashingtoni zhvilloi atje për dy dekada. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR