• e diel, 06 tetor 2024

 Kris Kristi futet në garën republikane për president

 Kris Kristi futet në garën republikane për president

Uashington, 31 maj 2023 (MIA) - Ish-guvernatori i Nju-Xhersit, Kris Kristi, javën e ardhëshme do ta publikojë kandidaturën për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, njoftuan sot mediat amerikane duke cituar burime të njohura me këtë çështje.

Kristi 60 vjeçar ishte këshilltar i fushatës së Donald Trampit për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, por muajt e fundit u bë një kritik i ashpër i ish-presidentit.

Në garë hyri si autsajder, pasi sipas sondazhit të Ipsos të kryer nga 9 deri më 15 maj, vetëm një përqind e republikanëve do ta mbështesnin atë. 

Të martën, Kristi zyrtarisht do ta fillojë fushatën e tij në kuvendin e qytetit të kolegjit Sent Anselm në Nju-Hempshir. Ai i kërkoi partisë së tij të distancohej nga pretendimet e pabaza të Trampit se zgjedhjet e vitit 2020 ishin të kurdisura. qa

 

QËNDRONI TË LIDHUR