• e shtunë, 28 dhjetor 2024

"Si-En-En": Pellosi nesër niset për vizitë në Tajvan, kundrejt kërcënimeve nga Kina

Uashington, 1 gusht 2022 (MIA) – Kryetarja e Dhomës përfaqësuese amerikane demokratja Nanci Pellosi, ka ndërmend të fluturojë në Tajvan në ditët në vijim dhe atje ta kalojë natën, edhe pse ajo pjesë e udhëtimit nuk është në orarin e saj. Këtë sot e pohoi televizioni "Si-En-En" duke iu referuar zyrtarëve të paemëruar të Tajvanit dhe SHBA-së. Sipas orarit, Pellosi, e cila ndodhet në një turne aziatik, veç më ka qenë në Singapor dhe ka planifikuar takime në Malajzi, Korenë e Jugut dhe Japoni. Intriga kryesore e këtij turneut aziatik të Pelosit është nëse ajo do të udhëtojë në Tajvan, ishull i cili e ka shpallur pavarësinë nga Kina, dhe të cilin Kina nuk e njeh dhe paralajmëron se mund të ketë pasoja për një vizitë e tillë zyrtare. Sonte dhe disa edicione tajvaneze kanë shkruar gjithashtu se Pellosi pritet të arrijë në ishull dhe të kalojë natën në Tajpej. Uashingtoni nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por sipas "Aktit për relacione me Tajvanin" të miratuar nga Kongresi në vitin 1979, SHBA-ja premtoi t'i ndajë Tajvanit mjete për vetëmbrojtje. Vizita e fundit e kryetarit të Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan në Tajvan ishte vizita e republikanit Njut  Gingriç në vitin 1997. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR