• e mërkurë, 27 nëntor 2024

"Forbs": Mask ka biseduar me Putinin para se t'i publikojë idetë e veta për fundin e luftës në Ukrainë

Uashington, 12 tetor 2022 (MIA) - Ilon Mask, njeriu më i pasur në botë, ka folur me presidentin rus, Vlladimir Putin para se t'i shprehë idetë e veta për zgjidhjen e luftës në Ukrainë, të cilat kryesisht përputhen me kërkesat e Putinit, kumtoi mbrëmë edicioni Forbs. Magazina e citon Jan Bremer, themeluesin e fondit investues "Euroazia grup", edhe pse Mask menjëherë e demantoi lajmin.

Sipas "Forbs"-it, Bremer u dërgoi porosi klientëve se vetë Mask drejtpërdrejtë i ka treguar për bisedën me Putinin para dy javëve. Forbs e posedon porosinë elektronike, paraprakisht të publikuar nga edicioni Uajs.

Sipas porosisë, Putin i ka thënë Maskut se Ukraina duhet të pranojë më së paku disa kushte, si njohjen e Krimesë dhe rajonet lindore ukrainase Donjeck dhe Llugansk për ruse dhe të premtojë se do të jetë neutrale. Bremer është shkencëtar politik dhe konsultant i cili i pari kumtoi se ish-presidenti Donald Tramp në vitin 2017 ka pasur takim të fshehtë me Putinin.

Këto kushte janë të ngjashme me ato që Mask i kumtoi në anketën në Tuiter nga java e kaluar. Në të miliarderi sugjeroi që Ukraina të mbetet neutrale, formalisht t'ia dorëzojë Rusisë Krimenë dhe mbajtje të referendumit nën monitorimin e KB-së, në të cilin do të votohej nëse territoret ukrainase t'i bashkangjiten Rusisë apo të mbeten me Ukrainën, edhe pse Kremlini tashmë i shënoi si të veta në referendumin e kontestuar ndërkombëtarisht nga muaji i kaluar.

Mask mbrëmë shkroi në Tuiter se kjo nuk është e vërtetë, por përmendi se "kam folur me Putinin vetëm njëherë dhe atë para 18 muajve. Tema ka qenë Gjithësia". ab/

QËNDRONI TË LIDHUR