• сабота, 28 септември 2024

Zelenski ia prezantoi "planin për fitore" delegacionit të Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan

Zelenski ia prezantoi

Uashington, 27 shtator 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i prezantoi pikat kyçe të "planit për fitore" gjatë takimit me delegacionin e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan të përbërë nga përfaqësuesit e republikanëve dhe demokratëve.

Lajmin për këtë takim Zelenski e publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, duke thënë se i ka prezantuar pikat kyçe të planit që do të mundësojë përforcimin e Ukrainës në rrugën drejt paqes.

"Ne jemi në një moment vendosës në këtë luftë. Prandaj na duhet me të vërtetë një presion i fortë dhe pozitë e fortë e Ukrainës", tha presidenti ukrainas.

Në takim është diskutuar edhe për situatën në front, për mbrojtjen e rrjetit energjetik, si dhe për përgatitjet e Ukrainës për dimër.

Zelenski e falënderoi SHBA-në për mbështetjen e Ukrainës, duke shtuar se ajo i shpëton jetët e popullit ukrainas dhe ndihmon të mbrohen pavarësia dhe liria e atij vendi. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан