• сабота, 28 септември 2024

Uragani Helena godet Floridën, të paktën tre të vdekur

Uragani Helena godet Floridën, të paktën tre të vdekur

Majami, 27 shtator 2024 (MIA) - Të paktën tre persona humbën jetën në stuhinë pasi uragani Helena goditi SHBA-në, më i fuqishmi deri më tani që ka goditur zonën Big Bend në Florida.

Helena mbrëmë mbërrit në Floridën veripërëndimore si stuhi e kategorisë së katërt.

Qendra kombëtara për uraganë në Majami kumtoi se Helena mbrëmë e ka goditur zonën në afërsi të lumit Ausila në zonën Big Bend në Gjirin e Meksikës. Shpejtësia e erës ishte 225 kilometra në orë.

Për shkak të Helenës, autoritetet lëshuan paralajmërime për uragane dhe përmbytje që u zgjeruan në Gjeorgjinë veriore dhe në Karolinën e Veriut perëndimore. Më shumë se një milion shtëpi dhe biznese mbetën pa rrymë në Florida dhe më shumë se 50,000 në Xhorxhia.

Guvernatorët e shteteve amerikane të Floridës, Xhorxhias, Alabamës, Karolinës dhe Virxhinias kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtetet e tyre.

Një grua vdiq në Florida kur një shenjë e trafikut ra në automjetin saj, ndërsady persona vdiqën në Xhorxhinë jugore.

Shërbimi kombëtar meteorologjik parashikoi stuhi dhe paralajmëroi se ato mund të jenë "katastrofike" në gjirin Apalaçi, në brigjet e Floridës. Shkollat ​​e qarkut dhe disa universitete kanë anuluar mësimet, ndërsa aeroportet në Tampa, Tallahasi dhe Klirvoter janë mbyllur.

Meteorologët parashikojnë se Helena me shumë gjasa do të dobësohet ndërsa lëviz në brendësi, por erërat e forta dhe shiu do të përhapen në malet jugore Apalaçi, ku mund të ketë edhe rrëshqitje të dheut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан