• сабота, 28 септември 2024

Tre persona, humbën jetën, ndërsa 11 u lënduan në një sulm rus me dronë ndaj rajonit të Odesës

Tre persona, humbën jetën, ndërsa 11 u lënduan në një sulm rus me dronë ndaj rajonit të Odesës

Kiev, 27 shtator 2024 (MIA) - Tre persona humbën jetën, ndërsa 11 u plagosën në mëngjes në rajonin e Odesës në një sulm të dronëve rusë, kumtuan autoritetet e Ukrainës. 

"Armiku iu drejtua terrorit në shkallë të gjerë në Izmail këtë mëngjes. Rusët lëshuan dronë sulmues në jug të rajonit tonë”, njoftoi administrata shtetërore rajonale e Odesës në Fejsbuk, transmeton Ukrinform.

Në sulm humbën jetën dy gra të moshës 90 dhe 69 vjet, si dhe një burrë 73 vjeçar. Janë lënduar 11 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë.

Në sulm janë dëmtuar shtëpi private, ndërtesa të larta, automobila, si dhe shpërthyen disa zjarre të cilat menjëherë janë shuar. sa/

foto: X

Тагови

Остани поврзан