• сабота, 28 септември 2024

Tramp, megjithatë, do të takohet me Zelenski në Nju-Jork

Tramp, megjithatë, do të takohet me Zelenski në Nju-Jork

Nju-Jork, 27 shtator 2024 (MIA) - Ish presidenti amerikan dhe kandidati republikan presidencial, Donald Tramp deklaroi se sot në Nju-Jork do të takohet me presidentik ukrainas Volodimir Zelenski.

Ai u tha gazetarëve se do të takohet me Zelenski në kullën Tramp në rrugën 5 në Menheten.

Zelenski i cili dje u takua me presidentin amerikan Xho Bajden dhe nënpresidenten amerikane dhe kandidat i demokratëve Kamala Haris, e vazhdoi qëndrimin në SHBA që të takohet me Trampin.

Tramp javën e kaluar tha se "me shumë gjasa" do të takohet me Zelenskin gjatë vizitës së tij në SHBA. Megjithatë, një përfaqësues zyrtar nga shtabi zgjedhor i Trampit të martën për Politiko konfirmoi se takimi nuk është caktuar. 

Lideri ukrainas e zemëroi Trampin me vizitën në një fabrikë municionesh në Skrenton, në shtetin kyç Pensilvania, të dielën.

Gjatë tubimit në Pensilvani të hënën, Trampi e akuzoi Zelenski se dëshiron që Haris të fitonte në zgjedhjet dhe e përshkroi atë si "shitësin më të madh në histori". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 



Остани поврзан