• сабота, 28 септември 2024

Stuhia Helena shkaktoi vdekjen e së paku nëntë personave në SHBA

Stuhia Helena shkaktoi vdekjen e së paku nëntë personave në SHBA

Uashington, 27 shtator 2024 (MIA) - Së paku nëntë persona e humbën jetën gjatë vrullit të stuhisë Helena në pjesën juglindore të SHBA-së.

Për shkak të motit të lig mbi katër milionë njerëz mbetën pa energji elektrike.

Gjashtë shtete federale amerikane shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të stuhisë Helena, ndërsa është dhënë paralajmërimi për 60 milionë njerëz në 12 shtete federale.

Moti i lig arriti drejt brigjeve si uragan i kategorisë së katërt, dhe edhe pse e humbi intensitetit, reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe erërat e fuqishme shkaktuan dëm të madh në shtëpitë dhe infrastrukturë. ab/

fotо: ЕPА

Остани поврзан