• сабота, 28 септември 2024

Shefja e diplomacisë gjermane i bëri thirrje Izraelit dhe Hezbollahut që ta pranojnë propozimin për armëpushim të menjëhershëm në Liban

Shefja e diplomacisë gjermane i bëri thirrje Izraelit dhe Hezbollahut që ta pranojnë propozimin për armëpushim të menjëhershëm në Liban

Nju-Jork, 27 shtator 2024 (MIA) - Shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok, i bëri thirrje Izraelit dhe grubit libanez Hezbollah që të dakordohen me propozimin për armëpushim të menjëhershëm 21 ditor, njoftoi DPA.

"Përshkallëzimi më i gjerë rajonal nuk do t'i sjellë askujt siguri afatgjatë", deklaroi ministrja para seancës së 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Berbok tha se mungesa e përparimit është zhgënjyese, por "nuk heqim dorë nga kërkimi i një vizioni politik që izraelitët dhe palestinezët të jetojnë paqe krah për krah në dy shtete të veçanta".

Ajo, gjithashtu, i bëri thirrje Asamblesë së përgjithshme që të zgjedhë gruan e parë sekretare të përgjithshme të OKB-së në historinë e organizatës.

"Në gjithë historinë e saj 80-vjeçare, kjo organizatë nuk ka pasur kurrë një grua sekretare të përgjithshme," tha Berbok, duke shtuar: "Sekretarja e ardhshme e përgjithshme e OKB-së duhet të jetë një grua". ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан