• недела, 29 септември 2024

Qeverita britanike u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Libani

Qeverita britanike u bëri thirrje qytetarëve të saj të largohen menjëherë nga Libani

Londër, 28 shtator 2024 (MIA) - Qytetarëve britanik në Liban u është kërkuar që menjëherë të largohen nga vendi për shkak të përshkallëzimit të dhunës ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut libanez, njoftoi DPA.

Ministria britanike e Punëve të Jashtme dje i këshilloi qytetarët e vendit që të hipnin në "fluturimin e radhës".

"Po punojmë në rritjen e kapacitetit dhe sigurimin e vendeve për largimin e shtetasve britanik", shohet në kumtesën. 

Qytetarët ftohen që të paraqiten në ueb faqen e Ministrisë për të marrë informacionet më të fundit. 

Ministri britanik i Mbrojtjes, Xhon Hili dje paralajmëroi se shkëmbimi i sulmeve ajrore dhe raketore mes Izraelit dhe Hezbollahut mund të çojë në një përshkallëzim me pasoja shumë më të rënda.

"Këshillat për udhëtim mbeten të njëjta - mos shkoni në Liban. Nëse jeni në Liban, largohuni nga atje, ka ende fluturime komerciale të pasagjerëve që njerëzit ta bëjnë këtë”, tha Hili, duke theksuar se qeveria po përgatitet për çdo zhvillim të mundshëm të situatës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан