• сабота, 23 ноември 2024

Privohet nga liria kontrabandist i migrantëve

Privohet nga liria kontrabandist i migrantëve

Shkup, 22 nëntoir 2024 (MIA) - Rreth një kilometër nga tunelet e Demir Kapisë, dje në ora 07.15, nëpunësit policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Jug kanë privuar nga liria personin D.P (37) nga Bogdanci. Pranë veturës së tipit Audi A6 me targa të Shtipit, të cilën e drejtonte, janë gjetur 10 migrantë nga Siria.

"Më herët ai është parë në autostradën “Miqësia” pas kryqëzimit të Demir Kapisë, në drejtim të Gjevgjelisë, duke transportuar migrantët  me automjetin e tij. Pas marrjes së masave dhe aktiviteteve, u gjetën automjeti dhe migrantët", kumtoi sot MPB-ja.

Migrantët  janë vendosur në një qendër pranuese-transitore në Gjevgjeli, ndërsa D.P. është ndaluar në Stacionin Policor të Negotinës dhe kundër tij, me procedurë të shpejtë,është bërë kallëzim penal nga neni 418-b të Kodit Penal dhe nga gjyqtari i procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit  prej 30 ditësh. D.P. është dërguar në Institucionin ndëshkues-korrektues Burgu Shkup për vuajtje të masës. bsh/

Foito: MIA arkiv

Остани поврзан