• сабота, 28 септември 2024

Një familje nëntëanëtarëshe ka humbur jetën në bombardimin izraelit në Liban

Një familje nëntëanëtarëshe ka humbur jetën në bombardimin izraelit në Liban

Bejrut, 27 shtator 2024 (MIA) - Një familje nëntëanëtarëshe ka humbur jetën në bombardimin izraelit në Liban në afërsi të kufirit me Izraelin, njoftuan sot autoritetet libaneze.

Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se sulmi ka ndodhur gjatë natës në qytetin Sheba.

Nuk janë publikuar detaje, ndërsa Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Rreth 700 njerëz u vranë në Liban vetëm këtë javë në një ofensivë ajrore izraelite kundër vendit, që dyshohet se synonte anëtarë të Hezbollahut. Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë ikur në Siri.

Gjatë natës, Izraeli bombardoi Sirinë në një pjesë të kufirit me Libanin, duke vrarë pesë ushtarë sirianë dhe duke plagosur shumë të tjerë, raporton agjencia.

Nga ana tjetër, Tel-Avivi tha se mëngjesin e sotëm janë kapur katër dronë nga Libani, ndërsa 10 raketa të tjera janë hedhur në drejtim të Izraelit dhe jo të gjitha janë kapur, kështu që një person është plagosur. Hezbollahu pretendon se raketat ishin drejtuar drejt qytetit Tiberias. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан