• сабота, 23 ноември 2024

Nikolloski në takim me BERZH-in: Qeveria është e vendosur që t’i përfundojë projektet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore

Nikolloski në takim me BERZH-in: Qeveria është e vendosur që t’i përfundojë projektet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Mbështetja për projektet kapitale dhe përmirësimi i infrastrukturës kanë qenë tema të bisedës së takimit të sotëm të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) drejtuar nga Mateo Kolanjeli, drejtor rajonal i Bankës për Ballkanin Perëndimor.

Në takim, informojnë Ministria e Transportit është biseduar për mbështetjen financiare për realizimin e projekteve kapitale me fokus të veçantë në ndërtimin e autostradës Shkup - Bllacë, ndërtimin e hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10 si dhe si përfundimin e hekurudhës në Korridorin 8.

Nikolloski ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë për realizimin e këtyre projekteve dhe theksoi se rëndësi të madhe ka angazhimi i BERZH-it në përmirësimin dhe racionalizimin e projekteve në nivel të fizibilitetit, me qëllim për të përcaktuar variantet më adekuate për ndërtimin e tyre.

Në takim është biseduar edhe për dinamikën e ndërtimit të projekteve, ku Nikolloski theksoi se në periudhën në vijim Qeveria do të përshpejtojë procedurat e realizimit.

"Takimi i sotëm me BERZH-in ka qenë konstruktiv dhe në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të përbashkëta me qëllim për të ndërtuar autostradë cilësore, njëherësh ai të jetë me çmime reale dhe jo siç ishte planifikuar më parë dhe sigurisht të mos jetë në dëm të buxhetit dhe qytetarëve. Grupi punues është duke punuar në gjetjen e rrugës së re dhe pres që në një të ardhme të afërt të kemi linjë të re më të lirë se ajo e ofruar më parë", ka thënë Nikolloski pas takimit.

Ai shtoi se vendi fuqishëm është i përkushtuar për lidhjen rajonale dhe zhvillimin ekonomik dhe në këtë aspekt ka vullnet të fortë për të përfunduar projektet e mëdha infrastrukturore.

Foto: Ministria e Transportit

 

 

Остани поврзан