• сабота, 23 ноември 2024

Ministri Minçev dërgoi urim me rastin e Ditës së Alfabetit shqip - 22 Nëntori

Ministri Minçev dërgoi urim me rastin e Ditës së Alfabetit shqip - 22 Nëntori

Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i vetadministrimit Lokal, Goran Minçev, në emrin e tij personal dhe në emër të Ministrisë së Vetadministrkmit Lokal dërgoi urim me rastin e Ditës së Alfabetit shqip - 22 Nëntori.

"Kjo ditë e rëndësishme është simbol i ruajtjes së identitetit kulturor dhe gjuhësor të komunitetit shqiptar, i cili është pjesë e pandashme e shoqërisë sonë multietnike. Gjuha dhe alfabeti shqip është themeli i diversitetit dhe pasurisë kulturore, që formëson të ardhmen tonë të përbashkët", thotë Minçev në urimin.

Si Ministri e Vetadministrimit Lokal, nënvizon ai, fuqimisht jemi të përkushtuar në promovimin e iniciativave, të cilat e përkrahin përfshirjen gjuhësore dhe kulturore, duke siguruar mundësi të barabarta dhe qasje deir te shërbime publike për të gjithë qytetarët, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike.

"Le të jetë kjo festë përkujtim i rëndësisë së respektit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, si themel për ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse", thotë në urimin ministri Minçev me rastin e Ditës së Alfabetit shqip. bsh/

Foto: Ministria e Administrimit Lokal

Тагови

Остани поврзан