• петок, 27 септември 2024

Mickoski për vizitën e Orbanit: Besojmë se vizita do të hapë rrugë të reja për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor

Mickoski për vizitën e Orbanit: Besojmë se vizita do të hapë rrugë të reja për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor

Shkup, 26 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski me rastin e ardhjes së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban në rrjetin social "Fejsbuk" ka shkruar se vizita do të hapë mundësi të reja për bashkëpunim ekonomik dhe kulturor.

"Krenar për mundësinë për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Besojmë se kjo vizitë do të hapë rrugë të reja për shkëmbim ekonomik dhe kulturor dhe do të forcojë marrëdhëniet tona miqësore. Presim bisedime të frytshme dhe nisma të përbashkëta", thuhet në postim.

Kryeministri hungarez sot pasdite me një delegacion qeveritar në përbërje të të cilit janë rreth 10 ministra, ka arrit në Ohër ku nesër do të ketë takim me kryeministrin Mickoski, ndërsa do të mbahet edhe mbledhje ndërqeveritare.

Orbani u prit me nderime të larta shtetërore në aeroportin e Ohrit.

Foto: Qeveria

 

Тагови

Остани поврзан