• сабота, 23 ноември 2024
MIA FLESH

18:00 / 19 nëntor/ 2024

Shkup - Deri në fund të janarit do të përfundoj i gjithë shpronësimi për segmentet rrugore të korridoreve 8 dhe 10d që do të ndërtojë konsorciumi "Behtel dhe Enka", paralajmëroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski. "Pasi që u nënshkrua kontrata me "Behtel dhe Enka" gati dy vite më parë deri në zgjedhjen time si ministër, progresi ishte diku rreth 25 për qind dhe në këta gjashtë muaj do të plotësohen gjithsej 75 për qind që flet shumë për angazhimin. Për pjesën më të vështirë Gostivar-Bukojçan, deri në gusht janë përfunduar rreth 400 procedura shpronësimi nga gjithsej 1.290 të cilat duhet të kryhen. Pjesa tjetër do ta përfundojmë për pesë deri në gjashtë muaj dhe deri në fund të janarit do të përfundojë i gjithë shpronësimi në pjesën e korridoreve 8 dhe 10d, me përjashtim të pjesës së korridorit që mbulon pjesën e zonës së mbrojtur të liqenit të Ohrit", tha Nikolloski në përgjigje të një pyetjeje.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit shëndetësor ku rritja e pagave gjatë katër vitet e ardhshme në shëndetësi do të jetë mes 40 dhe 50 për qind. “Lajm i jashtëzakonshëm! Pagat në shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti! Faleminderit Qeverisë dhe Sindikatave që u dakorduan për të këtë marrëveshje që do të hyjë në faqet e ndritura të këtij vendi”, ka njoftuar Arben Taravari.Më herët edhe kryeministri Hristijan Mickoski falënderoi organizatat sindikale dhe sindikatat që morën pjesë në mënyrë konstruktive me idetë e tyre gjatë të gjithë këtij procesi, së bashku siç u tha edhe nga përfaqësuesit e sindikatave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, si dhe bashkë me të tjerët që ishin të përfshirë.

Shkup – Ambasadorja amerikane Anxhela Ageler dërgoi urime për zgjedhjen e Radmilla Shekerinskës për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s. “Urime për Radmilla Shekerinskën zëvendëssekretaren e përgjithshme të ardhshme të NATO-s, si dhe për kryeministrin Hristian Mickoski dhe për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut që e mbështetën kandidaturën e saj. Dëshmi e fuqishme për profesionalizmin dhe përvojën e Shekerinskës dhe rolin e Maqedonisë si aleate e çmuar e NATO-s dhe partnere e SHBA-së”, shkroi Ageler në rrjetin X.

Shkup - Partia politike "E majta", e përfaqësuar nga Dimitar Apasiev, sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup, e tërhoqi padinë kundër redaktorit Goce Mihajlovski dhe kompanisë komerciale Kanal 5 për publikim të paautorizuar të të dhënave personale, ndërsa mbeti në padinë kundër gazetares Mihaela Dimovska, me kërkesë për marrëveshje. Gjykata Themelore Penale e ka ndarë procedurën, duke marrë paraysh se padia kundër të akuzuarit të dytë dhe të tretë ndërpritet, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 19 dhjetor. Nëse ndërkohë arrihet marrëveshje miqësore, Gjykata duhet të informohet.

Shkup – Muajin e kaluar në shtet janë evidentuar 195 të sëmurë nga gripi, 56 raste të reja me Kovid-19, dy fëmijë me shyta, tre persona pozitivë në HIV dhe një me SIDË. Në tetor, sëmundja më e shpeshtë ngjitëse akute është enterokoliti me gjithsej 390 persona të regjistruar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar sot pasdite. Gjatë tetorit, ishin regjistruar dy raste të shytave ngjitëse. Rasti i parë ishte fëmijë i moshës prej 12 vjet nga Ohri, rregullisht i vaksinuar sipas kalendarit të imunizimit, ndërsa diagnoza ishte vendosur klinikisht. Rasti i dytë ishte një fëmijë gjashtëvjeçar i vaksinuar me një dozë të vaksinës MRP, nga Shkupi, ndërsa diagnoza ishte konfirmuar në laborator. 

Shkup - Forcimi i përgjegjësisë gjyqësore, pavarësia dhe besimi i opinionit janë kyçe për integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa gjyqësori duhet të shprehë publikisht dhe fuqishëm qëndrimet e veta përmes aktivizmit të vazhdueshëm. Këto ishin pjesë e mesazheve kryesore të konferencës gjyqësore të organizuar nga Akademia e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë në bashkëpunim me Institutin CEELI dhe projektin "Përkrahja e BE-së për sundimin e ligjit në Republikën e Maqedonisë së Veriut", e cila mbahet sot dhe nesër në Shkup.

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, u emërua koordinator kombëtar për zbatimin e Agjendës reformuese, në konkluzion të miratuar në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. "Gjatë seancës u miratua propozimi – Modeli për krijimin e strukturës që do të menaxhojë zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje, që rrjedh nga Rregullorja e BE-së 2024/1449 për vendosjen e  Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, me të cilin përcaktohet Agjenda  Reformuese e  Maqedonisë së Veriut, si dhe nga projekt-Marrëveshja për Instrumentin për Reforma dhe Rritje dhe projekt-Marrëveshja për hua", informojnë nga Qeveria.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari ka ndarë lajmin e shumëpritur për punonjësit shëndetësor ku rritja e pagave gjatë katër vitet e ardhshme në shëndetësi do të jetë mes 40 dhe 50 për qind. “Lajm i Jashtëzakonshëm! Pagat në Shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e këtij shteti! Faleminderit Qeverisë dhe Sindikatave që u dakordësuan për të këtë marrëveshje që do të hyjë në faqet e ndritura të këtij vendi”, ka njoftuar Arben Taravari.

Shkup – Muajin e kaluar në shtet janë evidentuar 195 të sëmurë nga gripi, 56 raste të reja me Kovid-19, dy fëmijë me shyta, tre persona pozitivë në HIV dhe një me SIDË. Në tetor, sëmundja më e shpeshtë ngjitëse akute është enterokoliti me gjithsej 390 persona të regjistruar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar sot pasdite. Gjatë tetorit, ishin regjistruar dy raste të shytave ngjitëse. Rasti i parë ishte fëmijë i moshës prej 12 vjet nga Ohri, rregullisht i vaksinuar sipas kalendarit të imunizimit, ndërsa diagnoza ishte vendosur klinikisht. Rasti i dytë ishte një fëmijë gjashtëvjeçar i vaksinuar me një dozë të vaksinës MRP, nga Shkupi, ndërsa diagnoza ishte konfirmuar në laborator. 

Shkup - Me debatin e amendamenteve për Propozim-buxhetin e vitit 2025, sot vazhdoi debati i komisionit në Kuvend. Seanca e Komisionit do të vazhdojë në orën 16:15. Për Propozim-buxhetin për vitin 2025 janë dorëzuar gjithsej 307 amandamente nga të cilat 204 nga LSDM-ja opozitare. Amendamenti i parë i dorëzuar nga LSDM-së ka të bëjë me rritjen e pagave në administratë. Me këtë amendament, siç sqaroi deputetja Daniella Nikollova, kërkojnë 3,5 miliardë denarë, përkatësisht 57 milionë euro, me të cilat do të sigurohet rritje e pagave në administratë.

Shkup -  Me iniciativë të Departamentit të Diplomacisë Publike në NATO, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kryesoi delegacionin e deputetëve për vizitë pune në NATO. Siç informon Kabineti i Gashit, në delegacion ishin koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Micevski dhe Oliver Spasovski, zëvendëskoordinatoret e VLEN-it dhe BDI-së, Merita Kolçi-Koxhaxhiku dhe Arbana Pasholli, deputeti nga ZNAM, Pavle Arsoski dhe shefi i Delegacionit të Kuvendit në AP të NATO-s, Dragan Kovaçki.

Shkup - Drejtoria e të Ardhurave Publike u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të dorëzojnë dokumentet e nevojshme tek kontabilistët e tyre dhe të dorëzojnë me kohë fletëparaqitjet 04 të TVSH-së për periudhën e kaluar tatimore. Afati i fundit për dorëzimin fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së është data 25 nëntor 2024 (e hënë). "Deri më tani janë dorëzuar vetëm 615  fletëparaqitje 04 të TVSH-së nga 7399 që janë parashikuar, që përfaqëson vetëm 8,31 për qind të numrit total të tatimpaguesve. Kjo tregon se një numër i konsiderueshëm i tatimpaguesve ende nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor", informojnë nga DAP.

Dibër – Në vendkalimin kufitar “Bllatë” në kufirin Maqedoni e Veriut – Shqipëri në Dibër, për dhjetë muaj të këtij viti, është regjistruar frekuencë rekorde e udhëtarëve, prej mbi 661 mijë, që është numri më i madh që nga hapja e tij në vitin 1992.  “Në periudhën janar – tetor janë regjistruar 661.322 udhëtarë, që është për 49.559 udhëtarë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Prej tyre 138.285 janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, që është për 3.536 më shumë, përderisa 523.037 të tjerët janë shtetas të huaj, që është për 46.023 udhëtarë më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Shikuar veçmas, qytetarët e Maqedonisë në hyrje janë 52.368, ndërsa pjesa tjetër, nga 85.917 në dalje. Në mesin e shtetasve të huaj janë 282.897 udhëtarë në hyrje dhe 240.140 udhëtarë që dalin”, thanë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Prishtinë - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë reagoi në qasjen e kryeministrit Kurti ndaj Gjykatës Kushtetuese, i cili javën e kaluar deklaroi se Gjykata me vonesat në trajtimin e ligjeve dhe rrëzimin e tyre po i "bllokon reformat pozitive dhe progresiste" të qeverisë së tij, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në deklaratë për televizionin RTV21, Misioni i BE-së në Prishtinë thekson se "Gjykata Kushtetuese ka një rol themelor për të siguruar supremacinë e Kushtetutës dhe për të mbrojtur të drejtat dhe parimet themelore në të" dhe se "pavarësia e gjyqësorit është një gur themel i sundimit të ligjit dhe kriter thelbësor për çdo shoqëri demokratike".

Lubjanë - Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska sot së bashku me studentë dhe profesorë ukrainas ka vizituar Universitetin e Lubjanës, por për shkaqe të panjohura ka anuluar ligjëratën e paralajmëruar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore. Siç njofton Agjencia Sllovene e Lajmeve (STA), ende nuk ka asnjë përgjigje nga Ambasada e Ukrainës në Slloveni për shkaqet e anulimit të fjalimit të Zelenskës.

Romë - Papa Françesko me rastin e 1.000 ditëve nga fillimi i luftës në Ukrainë, përsëri bëri thirrje për paqe dhe theksoi se "lufta është gjithmonë disfatë". "Lufta është gjithmonë një disfatë. Përsëri bëj thirrje që të ndalet çmenduaria e dhunës. Le t'i përkushtohemi një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Le të lutemi për popullin e Ukrainës", porositi Papa përmes rrjetit social Iks

Berlin - Ndërprerja e dy kabllove nënujore optike në Detin Baltik nuk mund të jetë një rastësi, duke pasur parasysh kërcënimet hibride që vijnë nga Rusia, tha sot shefja e diplomacisë gjermane, Analena Berbok. "Ne tani në Gjermani, me sulme kibernetike, me mbikëqyrje të infrastrukturës kritike, pako që shpërthejnë papritur gjatë transportit me aeroplan, ndërsa dje, një kabllo telekomunikacioni që lidh Finlandën me Gjermaninë. Të gjitha këto nuk mund të jenë thjesht rastësi", tha Berbok, duke shtuar se Evropa do të ruajë unitetin e saj përballë kërcënimeve hibride.

Bruksel - Presidenti rus Vlladimir Putin nuk duhet të arrijë qëllimet e tij në Ukrainë, deklaroi sot Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, me rastin e njëmijë ditëve nga fillimi i ofensivës ruse. "Pse është kyçe që Putini të mos e arrijë qëllimin e tij? Sepse në të kundërtën, ne do të kemi një Rusi të fortë në kufirin tonë e cila do të fitojë më shumë fuqi dhe kapacitet për të ndërhyrë", tha Rute pas arritjes në takimin e ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

Strasburg - Me rastin e 1.000 ditëve të agresionit rus kundër Ukrainës, Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës miratoi një deklaratë duke vënë në dukje shkeljen flagrante të ligjit ndërkombëtar nga Rusia, vuajtjet e popullit ukrainas gjatë asaj kohe dhe nënvizon angazhimin e tij për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për "liri, demokraci, sovranitet dhe integritet territorial dhe sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme". "Një mijë ditë Rusia po zhvillon një luftë agresive kundër Ukrainës në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë Kartën e KB-së dhe Statutin e Këshillit të Evropës", thuhet në deklaratën që sot e publikoi Këshilli i Evropës.

Stokholm - Është dëmtuar edhe një kabllo nënujore e telekomunikacionit në detin Baltik, kumtoi sot ministria suedeze për mbrojtje civile.  Një ditë pasi u dëmtua kablloja e telekomunikacionit ndërmjet Gjermanisë dhe Findlandës, u dëmtua edhe kablloja që lidh Suedinë me Lituaninë. Marina ushtarake e Lituanisë kumtoi se ka rritur mbikëqyrjen mbi ujërat e sa saj territoriale pasi një kabllo telekomunikacioni u ndërpre në Detin Baltik.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Parlamenti ukrainas deklaroi se lufta kundër Rusisë ka hyrë në një fazë vendimtare dhe u bëri thirrje qytetarëve për unitet dhe qëndrueshmëri dhe paralajmëroi një rritje të madhe të prodhimit të armëve. Në fjalim njëorësh që shënon 1000 ditët që nga fillimi i pushtimit rus, Zelenski tha se Ukraina nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i saj apo nga e drejta për territorin e saj. Ai po ashtu tha se nuk do të ketë zgjedhje të reja derisa të arrihet paqja. "Në këtë fazë të luftës, vendoset se kush do të mbizotërojë - ne mbi armikun apo armikun mbi ukrainasit... dhe evropianët dhe të gjithë në botë që duan të jetojnë të lirë dhe të mos jenë të nënshtruar ndaj diktatorit, theksoi presidenti ukrainas.

Moskë – Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov deklaroi sot se sulmet ukrainase ndaj rajonit Brajansk me raketa amerikane janë sinjal i qartë se Perëndimi kërkon përshkallëzim të konfliktit. “Pa amerikanët është e pamundur të shfrytëzohen këto raketa të teknologjisë së lartë, siç deklaroi disa herë (presidenti rus Vladimir) Putin”, theksoi Lavrovi. Ai shtoi se shpreson se doktrina e re bërthamore e Moskës, në të cilën Putini e uli pragun për sulm bërthamor, do të lexohet me kujdes

Moskë - Ministria e Mbrojtjes e Rusisë sot kumtoi se Ukraina ka gjuajtur gjashtë raketa balistike amerikane "ATAKMS" (ATCMS) ndaj rajonit rus, Bërjansk, i cili gjendet 400 kilometra në jug të Moskës. Në kumtesë, Ministria njoftoi se "sistemi raketor rus 'Pancir' mbrëmë ka rrëzuar pesë raketa, ndërsa një u dëmtua". Pjesë të raketës kanë rënë në rajonin e një objekti ushtarak, kumtoi Ministria, pa saktësuar se për cilin objekt bëhet fjalë.

Gazë - Ministria e Punëve të Brendshme në Rripin e Gazës nën kontroll të Hamasit raportoi për vrasjen e më shumë se 20 palestinezëve në një operacion, për të parandaluar krimet që lidhen me ndihmën humanitare. Siç pretendojnë, aksioni është kryer me ndihmën e bordeve fisnore. Në kumtesën e MPB-së së Gazës theksojnë se kanë eliminuar më shumë se 20 palestinezë, të cilët ishin pjesë e bandave të grabitësve të kamionëve, që transportonin ndihma humanitare të dedikuara për banorët e Gazës.

Rio de Zhanejro - Policia braziliane sot arrestoi pesë persona, të dyshuar për përfshirje në një përpjekje për grusht shtet, në të cilin ata planifikonin të vrisnin presidentin atëherë të sapozgjedhur Luis Injasio Lula da Silva dhe zëvendëspresidentin e tij, Xheraldo Alkmin, para se të merrnin detyrën. "Është identifikuar plani i hollësishëm operativ, i cili duhej të realizohej më 15 dhjetor 2022, me qëllim vrasjen e kandidatëve të zgjedhur për president dhe nënpresident", kumtoi policia

Uashington – Komiteti për etikë në kuadër të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së nesër do të vendosë për hapat e ardhshëm në hetimin kundër Mat Gec, të cilin presidenti i porsazgjedhur Donald Tramp e nominoi për prokuror shtetëror. Gjithnjë e më shumë senatorë republikanë bëjnë thirrje për publikim të të dhënave nga hetimi për Gecin, i cili po përballet me akuza për keqpërdorim seksual të një të miture dhe përdorim të drogës. Sipas Aksios, Trampi personalisht lajmërohet te senatorët, duke i shtyrë që ta konfirmojnë zgjedhjen e Gecit për prokuror shtetëror. 

Остани поврзан