• недела, 29 декември 2024

Mediumet shqiptare: Kryebashkiaku i Tiranës në arrati apo në udhëtim zyrtar? Berisha e akuzoi se ka ikur, ai u kundërpërgjigj se do të kthehet për dy ditë

Mediumet shqiptare: Kryebashkiaku i Tiranës në arrati apo në udhëtim zyrtar? Berisha e akuzoi se ka ikur, ai u kundërpërgjigj se do të kthehet për dy ditë

Tiranë, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Mediumet shqiptare, kryesisht me titull: Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në arrati apo jo? transmetojnë lajmin se ai herët në mëngjes, në orën 5, nga "aeroporti i Tiranës ka udhëtuar vetë, me kapele në kokë dhe dukshëm në disponim jo të mirë, që nuk është në karakterin e tij".

Ato konstatojnë se Veliaj, i cili është nën hetim për korrupsion, nga ana e Prokurorisë speciale, me siguri ka ikur, sepse udhëton pa bashkëpunëtorët e tij nga komuna.

Reagoi edhe lideri i Partisë opozitare demokratike, Sali Berisha i cili akuzoi se është larguar në drejtim të panjohur, se ka depozite të mëdha në Dubai dhe i bëri thirrje të kthehet në Tiranë apo kryeministri Edi Rama të japë dorëheqje menjëherë.

Shtoi se kjo është "një nga veprat më serioze në historinë e vendit, organizuar dhe orkestruar drejtpërdrejtë nga Edi Rama", me ç'rast publikoi fotografi të Veliajt në aeroport dhe në aeroplan, të marra, siç tha, nga qytetarët.

Ndaj akuzave të Berishës se ka ikur nga shteti, Veliaj u përjgigj përmes rrjeteve sociale.

"Shkoj në Amerikë, për takime të cilat gjatë kohë i kam shtyrë, sepse jam kryebashkiak i Tiranës, dhe nuk jam non grata, njeri me fytyrë dhe zemër të keqe. Nuk iki unë nga Shqipëria, o kërmë, se kam ardhur nga Amerika kur isha 20 vjet më i ri, që të jepja një dorë për ta nxjerrë vendin tim nga llumi ku e zhyte ti me shokë!", iu përgjigj Veliaj. Shtoi se në Tiranë do të kthehet për dy ditë. ab/



Остани поврзан