• сабота, 23 ноември 2024

Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit: Nga nesër Shkupi do të ketë transport me autobusë

Mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Qytetit të Shkupit: Nga nesër Shkupi do të ketë transport me autobusë

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Këshilli i Qytetit të Shkupit mban mbledhje të jashtëzakonshme pas krizës në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP) e cila nga dje ka mbetur pa naftë. Në mbledhje është paralajmëruar se pas ndërhyrjes së Qeverisë me naftë nga rezervat shtetërore për shtatë ditë, nesër në mëngjes do të normalizohet transporti me autobusë në Qytetin e Shkupit.

"Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time jo vetëm në emrin tim, por edhe në emër të Qytetit të Shkupit dhe qytetarëve të Qytetit të Shkupit, sepse nga nesër do të mund të arrijnë në vendet e tyre të punës të gjithë ata që shfrytëzojnë transportin publik dhe nxënësit do të mund të shkojnë në shkollë. Njëkohësisht, dua t'ju bëj thirrje të gjithëve që të ndiqet ky shembull pozitiv, sepse nëse ka ardhur momenti t'u tregojmë qytetarëve se jemi të aftë të bëjmë një hap përpara dhe të arrijmë konsensus, ta kemi këtë për çështjet që janë me rëndësi vendimtare për interesin e tyre dhe këtë mund ta bëjmë përsëri me atë që në seancën e ardhshme do të votohen të gjitha ato gjëra që u nevojiten realisht atyre", tha para këshilltarëve, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

Për krizën në NQP, Arsovska thotë se nuk është rezultat i menaxhimit joadekuat të Ndërmarrjes, por për faktin se furnizimet e rregullta publike ka qenë mjet i kontrollit administrativ nga Byroja për furnizime publike.

"Ajo që ndodhi dje si ndalimi i transportit për shkak të mungesës së naftës, më duhet të them se nuk është shkaktuar nga fakti se dikush në mënyrë joadekuate e ka kryer punën e tij, por është shkaktuar nga ajo se në një furnizim të rregullt publik, apo procedurë për furnizim publik e cila ka përfunduar në kohë për të mos pasur probleme ka qenë objekt i kontrollit administrativ nga Byroja për furnizime publike dhe e njëjta është anuluar edhe pse bëhet fjalë për furnizim publik që është për energji esenciale", ka thënë Arsovska.

Nëse nuk do të anulohej ky furnizim publik, Arsovska thotë se ky problem nuk do të kishte ekzistuar.

"Nëse nuk do të anulohej ky furnizim publik, ne sot këtë problem nuk do ta kishim. Nga ana tjetër, më duhet të them se sot patëm rastin të shohim atë që flasim në tre vitet e fundit, hapi që bëri qeveria dhe kryeministri, që në kohë rekord nga Byroja për furnizime publike arritëm të marrim miratimin për një marrëveshje të drejtpërdrejtë në mënyrë që NQP në këto kushte siç është vendosur nga i njëjti institucion të mund të negociojë dhe të furnizohet me naftë", shtoi Arsovska.

Ajo theksoi se sot në një kohë rekord nga Byroja për furnizime publike kanë arrit të marrin miratim për marrëveshje direkte që të mund NQP në kushte të tilla të negociojë dhe të furnizohet me këtë energjens.

"Kemi arritur nga ana e qeverisë përmes një bisede me kryetarin e Qeverisë të marrim premtim dhe ai këtë premtim e ka përmbushur për të marrë sasinë e nevojshme të derivateve të naftës të cilat do të jenë të mjaftueshme për kompaninë deri në momentin e kontratës së re në mënyrë që NQP të mund të funksionojë në kushte normale siç është dashur të funksionojë ditëve të kaluara", tha Arsovska.

Në seancë kanë folur edhe këshilltarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit të cilët kanë dhënë propozimet e tyre për dalje nga situata me transportin e autobusëve në të cilën ndodhet kryeqyteti.

FOTO: MIA

 

Тагови

Остани поврзан