• сабота, 23 ноември 2024

Më së ftohti edhe mëngjesin e sotëm në Berovë me minus pesë gradë

Më së ftohti edhe mëngjesin e sotëm në Berovë me minus pesë gradë

Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Më së ftohti sot në mëngjes është -5 në Berovë, në Kodrën e Diellit janë matur -4, -2 në Shkup, ndërsa mbi zero është vetëm në Ohër 1 dhe në Pretor dhe Dibër me 3 gradë, kumtoi DPHM.

Më së shumti shi, megjithatë, gjatë natës së kaluar ka rënë në Lazaropole, 15 litra për metër katror.

Gjatës natës së kaluar dhe sot në mëngjes mbizotëron mot me vranësira të ndryshueshme. Fryn erë mesatare deri e fortë nga drejtimi jugor. Në Pellagoni era arrin shpejtësinë mbi 50 km/h, në pjesët verilindore mbi 60 km/h, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit mbi 70 km/h.

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, por më të dendura në pjesët perëndimore (mbi 40 l/m2). Do të fryjë erë e fortë jugore e cila gjatë natës do të ndryshojë drejtimin në veri (mbi 70 km/h). Gjatë natës reshjet e shiut fillimisht do të kalojnë në borë në male, e më pas sidomos në pjesët perëndimore do të ketë borë të herëpashershme edhe në disa vende më të ulëta dhe do të formohet shtresë bore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 9 deri në 16 gradë.

Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, pasdite dhe gjatë natës me reshje shiu herë pas here më të dendura. Gjatë ditës të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu. Gjatë natës do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe në pjesët më të larta të luginës do të krijohen kushte që reshjet e shiut të kthehen në borë me intensitet të ulët. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë. ls/

Foto: MIA

 

Остани поврзан