• недела, 29 септември 2024

Gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 91 janë lënduar në sulmet izraelite në Bejrut

Gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 91 janë lënduar në sulmet izraelite në Bejrut

Bejrut, 28 shtator 2024 (MIA) - Gjashtë persona e kanë humbur jetën, ndërsa 91 janë plagosur në sulmet e fuqishme izraelite ndaj paralagjeve jugore të Bejrutit, ku gjendet selia e Hezbollahut, kumtoi mbrëmë Ministria libaneze e Shëndetësisë.

Paraprakisht u publikua se dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 76 janë plagosur, derisa ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuar nën gërmadhat.

Shtatë ndërtesa të larta janë shkatërruar në sulmet, njoftoi TV Al Manar, i lidhur me Hezbollahun.

Ushtria izraelite kumtoi se shënjestër ka qenë shtabi kryesor i Hezbollahut në "një sulm preciz".

Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah po ashtu ka qenë shënjestër e sulmit, por sipas burimeve të afërta të Lëvizjes, ai nuk u lëndua. bsh/

Остани поврзан