• сабота, 23 ноември 2024

Dimitrieska Koçoska në ngjarjen "Politika fiskale në udhëkryq: Rruga drejt stabilitetit dhe financave publike të qëndrueshme"

Dimitrieska Koçoska në ngjarjen

Shkup, 22 nëntor 2024 (MIA) - Në organizim të Këshillit Fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Finance Think, sot do të mbahet ngjarja "Politika fiskale në udhëkryq: Rruga drejt stabilitetit dhe financave publike të qëndrueshme".

Siç është paralajmëruar nga organizatorët në panelin “Rregullat fiskale dhe politika efektive fiskale”, do të marrin pjesë ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, kryetari i Këshillit Fiskal të RMV-së Gligor Bishev.

Prezantimi i studimit “Disiplina fiskale dhe efikasiteti i rregullave fiskale në Maqedoninë e Veriut: rruga drejt qëndrueshmërisë” do të bëhet nga Blagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think – Instituti për Kërkime Ekonomike dhe Politika. ls/

Foto: Këshilli Fiskal i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Finance Think

 

Остани поврзан