• петок, 22 ноември 2024

DAP: Dorëzoni fletëparaqitjet 04 të TVSH-së në kohë, shmangi stresin dhe shpenzimet shtesë

DAP: Dorëzoni fletëparaqitjet 04 të TVSH-së në kohë, shmangi stresin dhe shpenzimet shtesë

Shkup, 19 nëntor 2024 (MIA) - Drejtoria e të Ardhurave Publike u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të dorëzojnë dokumentet e nevojshme tek kontabilistët e tyre dhe të dorëzojnë me kohë fletëparaqitjet 04 të TVSH-së për periudhën e kaluar tatimore. Afati i fundit për dorëzimin fletëparaqitjeve 04 të TVSH-së është data 25 nëntor 2024 (e hënë).

"Deri më tani janë dorëzuar vetëm 615  fletëparaqitje 04 të TVSH-së nga 7399 që janë parashikuar, që përfaqëson vetëm 8,31 për qind të numrit total të tatimpaguesve. Kjo tregon se një numër i konsiderueshëm i tatimpaguesve ende nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor", informojnë nga DAP.

Drejtoria e të Ardhurave Publike apelon tek të gjithë tatimpaguesit që t'i përmbushin në kohë detyrimet e tyre ligjore, për të shmangur gjobat dhe shpenzimet shtesë financiare.

Dorëzimi në kohë i fletëparaqitjeve 04-të të TVSH-së, thonë, është jashtëzakonisht i rëndësishëm për harmonizimin e duhur të rregulloreve tatimore, ruajtjen e stabilitetit financiar të bizneseve dhe për zhvillimin e ekonomisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан