• петок, 27 септември 2024

Berbok bëri thirrje për zgjedhjen e gruas së parë për sekretare të përgjithshme të KB-së

Berbok bëri thirrje për zgjedhjen e gruas së parë për sekretare të përgjithshme të KB-së

Nju Jork, 27 shtator 2024 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok bëri thirrje që të zgjidhet gruaja e parë e cila do t'i udhëheqë Kombet e Bashkuara, duke kërkuar nga organizata ndërkombëtare të zgjedhë grua për sekretare të përgjithshme pas pothuajse 80 vitetve udhëheqje nga meshkujt.

Gratë përbëjnë 50 për qind të çdo vendi, tha Berbok në Asamblenë e përgjithshme të KB-së në Nju Jork, "por në 80 vite kjo organizatë asnjëherë nuk ka pasur grua sekretare të përgjithshme". 

"Do të thotë, nëse kjo organizatë bënë thirrje për njëanshmëri dhe drejtësi në botë, që moti duhej të tregojmë këtë këtu në Nju Jork", shtoi ajo.

"Sekretarja e ardhshme e përgjithshme e kësaj organizate duhet të jetë femër", tha Berbok.

Deri tani ka pasur nëntë shefa të organizatës botërore, të gjithë meshkuj, përfshirë edhe sekretarin e përgjithëm aktual Antonio Guteresh. 

Guteresh, mandati i të cilit mbaron në vitin 2026, shprehu mbështetjen për një trashëgimtare femër.

Në qarqet e KB-së, për udhëheqës të ardhshëm më i mundshëm konsiderohet një person nga Jugu Global, ndërsa kryeministrja e Barbados, Mia Motli është kandidate e mundshme. qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан