• петок, 22 ноември 2024

Anëtarë dhe simpatizantë nga “E Djathta” dëshmuan për rastin e vrasjes së Vanjës dhe Pançes

Anëtarë dhe simpatizantë nga “E Djathta” dëshmuan për rastin e vrasjes së Vanjës dhe Pançes

Shkup, 13 nëntor 2024 (MIA) - Anëtarët dhe simpatizantët e partisë politike “E djathta” sot dëshmuan në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Ata treguan për përfshirjen e tyre në parti, njohjen me të akuzuarin dhe momentin e kontrollit në ambientet e partisë.

Dëshmitari Gjorgi Jolev, kryetar i Komitetit Qendror të partisë politike “E djathta”, ka sqaruar sot se i ka dhuruar partisë veturën “Reno kango”, e cila ka qenë në emër të bashkëshortes së tij.

I pyetur se për çfarë arsye ka vendosur t'ia japë mjetin partisë, ai është përgjigjur se nuk ka ndonjë arsye konkrete.

“E kam pasur më të lehtë që dikush ta përdor atë automjet herë pas here”, tha ai, duke treguar se ndonjëherë jetonte në Islandë dhe nuk kishte kush të kujdesej për automjetin.

Ai sot deklaroi se të akuzuarin Lupço Palevski e njeh që nga viti 2017, ndërsa të tjerët nga viti 2020 e më vonë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit, ai tha se me Palevskin ka komunikuar në Viber, në telegram dhe përmes telefonit. Ai po ashtu ka shpjeguar se si është takuar me të akuzuarit në parti dhe ka thënë se ka vërejtur një armë në selinë në Kisella Vodë.

“Në selinë në Kisella Vodë, në dhomën ku flinte Palevski, pashë një armë në këllëf, ngjyrë të errët, nuk e pyeta se çfarë ishte”, tha ai.

I pyetur se si financohej partia, ai u përgjigj me donacione dhe kuota të anëtarësimit. Për gjendjen financiare ai tha se po ia dilnin mbanë.

„Kam paguar internetin, faturat, kam blerë disa nga pajisjet. Mendoj se edhe të tjerët kanë dhuruar“, tha ai.

Në pyetjen se cili nga të akuzuarit ishte më i afërt me Lupço Palevskin, ai u përgjigj se ata ishin Velimir Manev dhe Vllatko Keshishovin.

„Madje ata kishin një lloj marrëdhënieje nënshtruese, që ishte pak e çuditshme se pse silleshin kështu. Për shembull, ne disa herë jemi grindur me Palevskin, kemi ngritur zërin, por kur njëri prej tyre ka ngritur zërin, ata nuk kanë reaguar. Ata kishin një marrëdhënie të çuditshme“, tha dëshmitari.

Ai ka treguar se ato ditë ka parë edhe avokatin Vasko Stojkov, i cili i ka thënë se Palçon e ka çuar te mjeku, por nuk i kujtohet se ku.

Për personin Stefan Dimkovski, i cili po ashtu është duke u hetuar lidhur me këtë rast, ai tha se ka qenë anëtar i Komisionit për Bujqësi dhe disa ditë më parë kanë pasur një takim.

“Unë dhe Stefani ramë dakord që në fundjavën tjetër, nëse 2 dhjetori bie në ditën kur kishim kongresin, të shkojmë së bashku për ski fundjavën tjetër“, tha ai.

Ai shtoi se me Palevskin ka komunikuar përmes telegramit për vendndodhjen e tij, gjatë së cilës i ka thënë se dëshiron të bëjë disa vizita për shtyllën kurrizore.

Kur mori vesh për zhdukjen e Vanjës, tha ai, e postoi në .

“Për Vanjën kur e mora vesh se është zhdukur një vajzë dhe e postova në Fac. Në stacionin e policisë mora vesh se kishte diçka. Nga pyetjet pashë se diçka po ndodhte, por nuk e dija saktësisht se çfarë ishte. Pasi më pushuan shkova në shtëpi dhe fjeta, pastaj shkova në polici për të pyetur se çfarë po ndodh, pastaj e nxora shëtitje  qenin që mbajmë në selinë e partisë, pastaj u ulëm në Dion dhe pastaj kuptuam që ishte gjetur trupi”, ai tha.

I pyetur nëse ka komunikuar me Palevskin pasi është thirrur në stacion policor, ai është përgjigjur se nuk ka pasur komunikim, por pak para se të hyjë në stacionin policor e ka njoftuar se ku është.

I pyetur nëse i ka parë të pandehurit më 22 nëntor 2023 pasdite, ai është përgjigjur “Nuk i kam parë Vlatkon, Veliborin dhe Boren më 22, ka mundësi që ta kem parë Palevskin.  Ditën që kam qenë në seli të partisë, nuk e di nëse ka qenë 22, automjeti nuk ka qenë në seli”, tha ai.

I pyetur nëse i ka parë të njëjtët më 24.11.2023 në mëngjes, ai është përgjigjur se e ka parë Palevskin, por jo tre të akuzuarit e tjerë.

Në pyetjen e të akuzuarit Palevski se a kanë biseduar për furgon në takimin e tyre në zyrën e partisë "E djathta" më datën 22, ai u përgjigj po.

“Përgjigjja ishte se Velibori e ka marrë veturën për ta riparuar në Kumanovë, se ka pasur një mekanik më të lirë dhe ka thënë se do ta rregullojë”, tha ai.

Më herët lidhur me dhurimin e veturës ka dëshmuar edhe bashkëshortja e tij Lita Kiriq.

“Burri e përdorte atë mjet në kompaninë tonë për punë, dhe kur e mbyllëm firmën,  automjetin e regjistruam në emrin tim. Kur u transferuam në Islandë, automjeti qëndronte në parking, i dhashë prokurë shokut të burrit tim për ta drejtuar mjetin. Kur u kthyem thamë ta regjistrojmë automjetin dhe t'ia japim partisë që ta përdorë për zhvendosje”, tha ajo.

Dëshmitari Kiril Trençevski, simpatizant i partisë politike “E djathta”, ka folur për inkuadrimin e tij në parti dhe ka treguar se gjatë prerjes në selinë e vjetër në Kisella Vodë, ka vërejtur dy stacione radiofonike.

Ai tha se Keshishov e kishte informuar se Palço ishte nisur për operacion në shtyllën kurizore dhe ai ishte në festë kur ndodhi ngjarjet. “Prisnim që policia të vinte në seli”, tha ai.

I pyetur nëse e dinte se kush e drejtonte automjetin „reno kango“, ai tha jo.

Në pyetjen e tërthortë nga i akuzuari Palço, ai është përgjigjur se gjatë bastisjes policët nuk kanë përmendur se çfarë kërkojnë dhe nuk e kanë përmendur emrin e Palevskit.

Dëshmitari Hristijan Plotnikov, anëtar dhe themelues i partisë “E djathta”, deklaroi se me Palevskin është njohur që nga viti 2017. Ai ka treguar se ka qenë i njohur edhe me të pandehurit e tjerë.

“Në periudhën nga shtatori 2023 kam pasur kontakte shumë të rralla sepse aktivitetet e mia janë minimizuar, sepse kisha lënë pas dore familjen time, kisha humbur energji dhe i kam thënë Palços për këtë dhe janë emëruar njerëz të rinj”, tha ai.

Plotnikov foli edhe për përdorimin e automjetit, si dhe për radiostacionet që ishin pjesë e pajisjeve të partisë.

“Ato ishin gjatë gjithë kohës që ishim atje, qëndronin në karrikues, ishin të mbuluar me pluhur. Në momentin e zhvendosjes së partisë në lokacioni  e ri në Vero Xhambo, nuk i pashë atje, siç nuk vura re edhe pashë shumë gjëra të tjera nga pajisjet, sepse ishte rrëmujë”, tha ai.

Në ambientet e selisë, siç shtoi ai, nuk kishte armë, por Palço kishte një armë.

“Palço mbante një armë me vete thjesht për sigurinë e tij, pasi u sulmua para shtëpisë së tij. Mendoj se është një markë “Ualter”. Palço e mbante me vete, në sirtar, në tavolinën e punës, në tavolinë “, tha ai.

I pyetur nëse ka qenë në selinë e partisë në datat 29-30 nëntor 2023, ai është përgjigjur se ditët e fundit ka shkuar në parti, por jo shumë shpesh.

I pyetur nëse ka qenë në parti më 22.11.2023 dhe 24.11.2023, ai tha se nuk i kujtohet konkretisht. “ Unë shkova ato ditë, por nuk mund t'ju them se cilat ditë me siguri”, tha ai.

“ Pashë Xholen dhe Vaskon, ishim të çuditur për të gjithë situatën”, tha ai. Më pas, siç shtoi ai, përkundër insistimit të Vllatko Keshishovit që të largohej nga selia, se gjithçka ishte në rregull, ai qëndroi aty gjatë gjithë kohës. Ai ka shpjeguar se avokati Vasko i ka thënë se e ka çuar Palkon në Beograd për tu vizituar tek një mjek dhe ai ishte kthyer.

Në pyetjen se a e njeh Stefan Dimkovskin, ai u përgjigj po. I pyetur nga i akuzuari Palço se a ka qenë e çuditshme sjellja e policisë gjatë bastisjes, ai është përgjigjur se nuk ka qenë sjellje e policisë, por e Vllatko Keshishov. I pyetur nëse gjatë kontrollit ka dëgjuar se çfarë kërkonin hetuesit me kontrollin, ai u përgjigj jo.

Në seancën e parë të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, deklaruan se nuk ndihen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata planifikuan së bashku të rrëmbenin vajzën 14-vjeçare për të detyruar një anëtar të familjes së saj të ngushtë që të siguronte para për shpërblim. Ndërsa, rrëmbimi i të lënduarit Pançe Zhezovski në Veles ka qenë me qëllim që ta detyrojë që t'ua japë automjetin e tij "Citroen" për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët denoncuan si të zhdukur më 24 dhe 27 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023.

Lidhur me këtë rast dyshohet edhe një person tjetër se ka asistuar për  kryerjen e veprës, ndaj të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurorja Zhaklina Kërstevska. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

Тагови

Остани поврзан