• e enjte, 05 shkurt 2026

Vritet Saif al-Islam Gadafi, djali i Moamer Gadafit

Vritet Saif al-Islam Gadafi, djali i Moamer Gadafit

Kajro, 4 shkurt 2026 (MIA) - Saif al-Islam Gadafi, një nga djemtë e liderit të vrarë libian Moamer Gadafi, ka humbur jetën, njoftoi familja e tij mbrëmë pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në të njëjtën kohë, nga kabineti i tij njoftuan se Saif al-Islam Gadafi është vrarë.

Saif al-Islam u vra në një akt "të pabesë", ku katër burra të maskuar u futën në rezidencën e tij në qytetin perëndimor libian Zintan, bëri të ditur kabineti i tij.

Avokati i tij Haled al-Zaidi konfirmoi për DPA se ndaj Saif al-Islam Gadafit u "krye atentat në shtëpinë e tij".

"Al-Arabia" raportoi se 53-vjeçari Gadafi u qëllua në kopshtin e rezidencës së tij në Zintan, duke u thirrur në burime pranë familjes Gadafi.

Kishte spekulime se milicitë pranë qeverisë së kryeministrit Abdul Hamid Dbeibe me seli në Tripoli mund të qëndrojnë pas vrasjes. Një milici e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes në Tripoli i hodhi poshtë akuzat si të rreme, duke mohuar çdo përfshirje.

U tha se Saif al-Islam Gadafi po përgatitej të rikthehej në jetën politike, një veprim që mund të paraqiste një sfidë për Dbeibe dhe aleatët e tij.

Në një komunikatë, kabineti politik i Saif al-Islam Gadafit i bëri thirrje gjyqësorit libian, bashkësisë ndërkombëtare, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të hapin një hetim të pavarur dhe transparent lokal dhe ndërkombëtar për vrasjen.

Al-Islam Gadafi (53), i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) për krime kundër njerëzimit, është konsideruar prej kohësh një pasardhës i mundshëm i babait të tij, raporton "Le Figaro".

Seif al-Islam Gadafi krijoi një imazh të një reformatori të matur, por ky imazh u shemb kur premtoi gjakderdhje në fillim të kryengritjes në Libi, raporton gazeta "Paris".

Ai u arrestua në Libinë jugore me urdhër të GJNP-së dhe u mbajt i ndaluar për një kohë të gjatë në Zintan, derisa në vitin 2015 u dënua me vdekje pas një gjyqi të shkurtër përpara se të falej.

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR