• e enjte, 05 shkurt 2026

Vazhdon operacioni i shpëtimit në ishullin grek Kios pas fatkeqësisë së mbrëmshme me 15 emigrantë të vdekur dhe 26 të lënduar

Vazhdon operacioni i shpëtimit në ishullin grek Kios pas fatkeqësisë së mbrëmshme me 15 emigrantë të vdekur dhe 26 të lënduar

Athinë, 4 shkurt 2026 (MIA) – Numri i viktimave pas përplasjes së një varke me emigrantë dhe një varke patrullimi të Rojës bregdetare greke në det pranë ishullit Kios është rritur në 15 persona, 24 emigrantë u lënduan, përfshirë 11 fëmijë dhe dy pjesëtarë të Rojës bregdetare, ndërsa operacioni i shpëtimit për persona të mundshëm të zhdukur vazhdon edhe sot, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Trupat e pajetë të 14 emigrantëve, siç bëri të ditur mbrëmë MIA, u nxorën nga deti, ndërsa një nga gratë e shpëtuara vdiq më vonë në spital.

Roja bregdetare greke mëngjesin e sotëm njoftoi se mbrëmë, gjatë një patrullimi të rregullt, anija e tyre patrulluese vërejti një motoskaf gome me emigrantë që lundronte pa drita navigimi drejt brigjeve lindore të ishullit Kios, në zonën detare Mirsinidi dhe nuk ka reaguar ndaj sinjaleve të dritës nga anija patrulluese, por përkundrazi, ndryshoi kahe, pas së cilës motoskafi u përplas me anën e djathtë të anijes patrulluese.

Për shkak të përplasjes së fortë, motoskafi është përmbysur dhe fundosur, me të gjithë pasagjerët që ranë në det, pas së cilës menjëherë nisi një operacion i kërkim-shpëtimit me katër anije patrulluese të Rojës bregdetare dhe një anije private me zhytës, si dhe dy helikopterë të marinës ushtarake.

"Gjithsej 25 shtetas të huaj (shtatë burra, shtatë gra dhe 11 fëmijë) u nxorën nga deti me një anije patrullimi, të lënduar dhe u transportuan në port, nga ku u transferuan në spitalin ‘Skilicio’. Njëra nga gratë ndërroi jetë nga plagët e mara. Në spital janë dërguar edhe dy anëtarë të ekuipazhit të anijes patrulluese (një burrë dhe një grua). Burri tashmë është liruar nga spitali, ndërsa gruaja mbetet e shtruar në spital për ekzaminime të mëtejshme. Gjatë kërkimit, nga dy anije patrullimi janë gjetur dhe nxjerrë gjithsej 14 trupa (11 bura dhe tre gra). Trupat u transportuan me anije patrullimi në port dhe më pas në spitalin ‘Skilicio’ për autopsi. Numri i përgjithshëm i viktimave është 15 persona", njoftoi Roja bregdetare greke.

Shtuan se një hetim paraprak është duke u zhvilluar, ndërsa kërkimi për çdo emigrant të zhdukur vazhdon me pesë anije patrullimi dhe një helikopter të Rojës bregdetare.

Foto: Roja bregdetare greke

 

QËNDRONI TË LIDHUR