• e enjte, 05 shkurt 2026

Vazhdon gjykimi për zjarrin në "Puls"

Vazhdon gjykimi për zjarrin në

Shkup, 5 shkurt 2026 (MIA) - Me dëgjimin e dëshmitarëve dhe përfaqësuesit ligjor të të dëmtuarve në sallën e gjyqit në Idrizovë sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën  "Puls" në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Rastin e udhëheq gjyqtarja Dijana Gruevska Ilievska dhe gjendet në procedurë dëshmuese me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria. Për seancën e sotme, siç është paralajmëruar, duhet të ndëgjohen pesë dëshmitarë. 

Në seancën e fundit u dëgjuan disa dëshmitarë, që ishin në diskotekë në natën e kobshme. Në dëshmitë e tyre ata e kanë përshkruar atmësferën e panikës dhe kaosit që ndodhi në momentin kur stuhitë e zjarrit dhe tymi e kapluan tërë diskotekën, si dhe pasojat që i vujnë deri më sot.

Avokati Petre Shilegov, para fillimit të seancës së kaluar kërkoi të merret parasysh brifingu i PTHP NKOK për ndërprerjen e procedurës për persona zyrtarë dhe për shpejtësinë dhe ekonominë e procedurës dhe që Prokuroria Publike të rishqyrtojë rrethanat e paraqitura nga PTHP NKOK, duke theksuar se për një pjesë prej tani të pandehurit mund të identifikohen dhe ta tërheqin aktakuzën.

"Nga Prokuroria janë kontradiktorë për ngjarjen e njejtë dhe rrethanat e njejta kundër personave zyrtarë. Për mua rezultati është i sigurt me qëndrimin e tillë të Prokurorisë. Mendoj se është më e përshtatshme në vend se të vazhdojmë, që Prokuroria të rihetohet. Një gjykim shtetit i kushton 150 mijë euro. Pastaj aspekti ekonomik i procedurës duhet të rishqyrtohet seriozisht. E di se jemi në atë fazë, por do t'ju dorëzoj kopje të brifingut", deklaroi Shilegov.

Prokurori Borçe Janev tha se PP nuk i ka vendimet e brifingut të PTHP NKOK për ndërprerjen e procedurës për zyrtarët policor, duke theksuar se vendimet e tilla i nënshtrohen vlerësimit nga PP-të më të larta dhe se duke pasur parasysh afatin e shkurtër ato nuk janë përfundimtare.

"Dua të theksoj se aktakuza nuk i përfshin zyrtarët policor, ndërsa PP për ta përfshin vepra të njejta. Sot jemi në sallën e gjyqit pas një aktakuze të miratuar dhe në fuqi. PP nuk i ka këto vendime të PTHP NKOK dhe prandaj nuk ka kontroll nëse aty janë përmendur personat e dëmtuar dhe shkaqet e dëmit", tha Janev.

Në fillim të procesit, në fjalën hyrëse, prokurori Borçe Janev theksoi se gjykimi është një hap drejt konfirmimit të përgjegjësisë personale dhe institucionale, duke theksuar se shoqëria duhet të përballet me të vërtetën - kush ka lejuar, kush ka heshtur dhe kush nuk parandaloi të ndodh tragjedia në "Puls".

Ai tha se nuk është e rëndësishme vetëm kush e ka ndezur zjarrin, por edhe kush pati mundësi ta parandalojë, duke theksuar se tragjedia nuk është rezultat vetëm i mjeteve piroteknike, por edhe i lëshimeve sistematike shumëvjeçare, heshtjes institucionale dhe mungesës së kontrollit që e shndëruan diskotekën në "kurth të vdekjes.

Janev theksoi se kërkohet drejtësi, jo si hakmarrje, por si pasojë e mosndëshkimit dhe detyrës së lënë pas dore. 

Shumica e të pandehurve përmes avokatëve të tyre, e kontestuan bazën e aktakuzës. Mbrojtësit e tyre pohojnë se të pandehurit nuk kanë ndërmarrë veprime që mund të kishte çuar në zjarr, se ata posedonin dokumentacion valid dhe se tragjedia është rezultat i lëshimeve institucionale, ndërsa jo faj individual.

Mbrojtja njoftoi paraqitjen e provave dhe  dëshmitarëve që sipas tyre, do ta konfirmojnë këtë tezë.  Në fjalën hyrëse, mbrojtja e të pandehurit të parë pronar i diskotekës "Puls", Dejan Jovanov, theksoi se edhe pas nëntë muajsh paraburgim nuk mund të besojë në tragjedinë dhe si prind asnjëherë nuk do të lejonte kushte të pasigurta në klub. Djali i tij, i pandehuri i tretë Mihail Jovanov, përmes mbrojtjes pohoi se kundër tij nuk ka asnjë dëshmi dhe se është akuzuar vetëm sepse është anëtar i familjes Jovanovi.

Të gjithë të akuzuarit tjerë deklaruan se nuk ndjejnë faj për veprën për të cilën akuzohen. 

Më 16 mars 2025, gjatë një paraqitjeje nga grupi "DNK" në diskotekën "Puls" në Koçan, shpërtheu një zjarr në të cilin vdiqën 63 persona dhe u lënduan mbi 200. Kishte më shumë njerëz se numri i lejuar në objekt, përfshirë të mitur, dhe u aktivizuan pajisje piroteknike pa leje. Objekti funksionoi ilegalisht për më shumë se një dekadë, pa kushte minimale teknike, me rindërtime pa leje dhe pa një sistem mbrojtjeje nga zjarri. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR