Uji në Shkup është i sigurt për pije
- Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti më i ri javor i NP "Ujësjellës dhe Kanalizim".
- Post By Sara Ademi
- 10:04, 2 shkurt, 2026
Shkup, 2 shkurt 2026 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregon raporti më i ri javor i NP "Ujësjellës dhe Kanalizim".
Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 26 deri më 30 janar të vitit 2026 ka marrë 185 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 185 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 41 stacione matëse në qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat përputhen me rregulloren mbi kërkesat e sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije. sa/
Foto: NP Ujësjellës dhe kanalizim-Shkup